Analiza

Shërbimet më sekrete të Rusisë

Rusia sherbimetKur Bashkimi Sovjetik ra, shumë vëzhgues prisnin që një gjë e tillë të ndodhte edhe me aparatet e sigurisë së tij. Në fakt, epoka passovjetike ka parë shfaqjen e një grumbulli organizatash inteligjence akoma më influence që dolën nga dy agjencitë fillestare sovjetike: KGB-ja, e cila kombinonte inteligjencën e brendshme dhe të jashtme, dhe GRU-ja, e cila menaxhonte inteligjencën ushtarake. Roli kryesor – bile dominues – i inteligjencës brenda sistemit politik të Rusisë bashkëkohore është shenjë e mabicjeve në rritje të Kremlinit, por gjithashtu pasqyron një frikë të thellë se mos manovrohet nga Perëndimi në sferën tradicionale të influencës të Rusisë, e cila tani përfshin 10 vende pakashumë të pavarura që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik. Brenda këtij territori të madh dhe në zonat që kanë kufi të drejtpërdrejtë me të po bëhet një betejë intensive dhe tejet e padukshme për kontroll.

Kjo luftë i ka vënë agjencitë e inteligjencës së Kremlinit në konkurrencë të drejtpërdrejtë me shërbimet e inteligjencës perëndimore, me të gjitha palët që bartin disa prej zakoneve të vjetra të lëna nga Lufta e Ftohtë. Në të njëjtën kohë, statusi unik dhe resurset financiare të dhëna shërbimeve sekrete të Rusisë në fillimin e viteve 2000 nga Presidenti i atëhershëm Vladimir Putin i bën ato akoma dhe më shumë të paparashikueshme se pararendësja e tyre, KGB-ja, e cila qe një organizatë e fuqishme, por ishte nën kontrollin e fortë të strukturës politike. Partia Komuniste udhëhiqte çdo seksion departament dhe degë. Në kontrast, gjatë dekadës së fundit në Rusi, shërbimet sekrete e rilidnura janë bërë një elitë e re, duke gëzuar përgjegjësi të mëdha dhe imunitet nga mbikëqyrja publike apo kontrolli parlamentar. Shërbimet sekrete e sotme rusë janë të papeneterueshme për njerëzit e jashtëm. Ndërsa KGB-ja luante sipas rregullave të Luftës së Ftohtë, pinjollëve të saj u është lënë dorë më e lirë për të marrë vendime sipas qejfit.

Megjithatë, për t’u habitur, përfituesit më të mëdhenj të ngritjes së inteligjencës ruse kanë qenë regjimet autoritare që mbushën vakuumin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, diktatorët e Azisë Qendrore, të cilët i kanë përdorur forcat e sigurisë ruse për të lehtësuar kidnapimin, deri interpretimin, e forcave të tyre opozitare. Në një përmbysje të papritur, Rusia është bërë një terren gjuetie për shërbimet e sigurisë të shumë prej sundimtarëve më të këqij të botës.

Spiunë konkurrues

Sot ekzistojnë tri shërbime kryesore inteligjence rusë. SVR-ja ose Foreign Intelligence Service operon kryesisht në Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. GRU-ja, shërbimi i vjetër i inteligjencës ushtarake nën Bashkimin Sovjetik, mbetet i paprekur, me pothuajse të njëjtin portofol global. FSB-ja ose Federal Security Service, pasuesja më e drejtpërdrejtë e KGB-së së vjetër, operon kryesisht në ish republikat sovjetike, nganjëherë akoma i referuar si Commonëealth of Independent States (CIS), konfederata e papërcaktuar që u krijua për të pasuar Bashkimin Sovjetik pas rënies së tij. FSB-ja është gjithashtu aktive në Afganistan dhe Pakistan, të dyja kufizohen me ish sferën sovjetike. Sigurisht, këto ndarje nuk janë të pandryshueshme dhe ekziston mbivendosje dhe konkurrencë e fortë midis këtyre organizatave, ndërsa agjentët e FSB-së dhe SVR-së që shpesh përplasen njëri me tjetrin.

Kur Bashkimi Sovjetik u kolaps në fundin e vitit 1991, liderët e ish republikave sovjetike qenë mjaft të ngadalshëm në krimin e shteteve krejtësisht të pavarura. Fillimisht ata ranë dakord që të ruanin njësitë e armatosura të CIS-it, duke i dhënë Moskës një shans për ta ruajtur influencën e saj. Bashkëpunimi i inteligjencës qe një rritje e natyrshme të kësaj varësie dhe Kremlini qe i lumtur të ndihmnojë liderët ende të paprovuar të këtyre shteteve të rinj që t’i përmirësonin strukturat e tyre të sigurisë. Këto marrëdhënie u formalizuan në prill të 1992, kur SVR-ja nënshkroi një marrëveshje me homologët e saj në CIS, duke rënë dakord për të mos e spiunuar njëra tjetrën. Por marrëdhënia rezultoi të ishte mjaft i njëanshëm. SVR-ja mori praktikisht rolin e “Big Brother”, duke bërë vizita në kryeqytetet e CIS-it për të marrë pjesë në takimet multilaterale apo bisedimet bilaterale, ku nganjëherë priteshin edhe nga krerë shtetesh.

Jo të gjithë anëtarët e CIS-it qenë njëlloj të gëzuar ta gjenin veten edhe njëherë akoma nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të Kremlinit. Gjatë viteve Nëntëdhjetë, Armenia, Kirgizistani dhe Taxhikistani qëndruan aleatë të vendosur, duke i lejuar bazat ushtarake ruse që të qëndronin në territorin e tyre dhe të vazhdonin të bashkëpunonin në fushën e inteligjencës. Por Azerbaixhani, Gjoegjia, Moldavia dhe Ukraina u spostuan në drejtim të NATO-s, pjesërisht pse Rusia mbështeste lëvizjet separatiste në secilin prej këtyre vendeve. Më së fundmi, qeveritë e Kazakistanit, Turkmenistanit dhe Yzbekistanit, prej kohësh dyshues ndaj rusëve etnikë që kishin migruar në kohën sovjetike, e komunikuan pavarësinë e tyre nëpërmjet spastrimit të rusëve nga radhët e forcave të tyre të sigurisë.

Gjatë kësaj kohe, agjencia tjetër e sigurisë së Rusisë, FSB-ja, qe gjithashtu e etur që të vendoste marrëdhëniet e saj speciale më shërbimet e sigurisë në CIS. Kjo përpjekje u ndihmua në një masë jo të vogël nga ngjitja e Putinit, një veteran e Drejtorisë së Parë të KGB-së, që merrej me aktivitetet e inteligjencës së jashtme. Nga fundi i viteve Nëntëdhjetë, me profilin në rritje të Putinit, FSB-ja kishte gjetur rrugën e saj në “near-abroad”, siç quheshin tani ish republikat sovjetike e jashtme. Ajo e justifikonte sferën e zgjeruar të saj nëpërmjet nënvizimit të një lufte rajonale të përbashkët kundër trafikut të drogës dhe terrorizmit. Ky shpjegim nuk qe asgjë më shumë se një pretekst për një kapje pushteti, por qe më shumë se e mjaftueshme. Nga viti 2000, FSB-ja po bëhej lojtari inteligjent dominues në atë që kish qenë Bashkimi Sovjetik. Atë vit, Rusia mbështeti krijimin e një Qendre Antiterroriste të CIS-it, me seli në Moskë me një degë aziatikoqendrore në Bishkek të Kirgizistanit. Megjithëse qendra qe e konceptuar si një strukturë mbikombëtare, ajo praktikisht qe nën kontrollin e plotë të FSB-së – e drejtuar nga zëvendësdrejtori i parë i shërbimit – dhe mbikqëyrte ushtrimet “kolektive” antiterroriste në Azinë Qendrore çdo prill. Mandati i Qendrës Antiterroriste qe që të krijonte një bangë të dhënash për shkëmbim inteligjence midis shërbimeve të sigurisë të të gjitha vendeve anëtare. Por ideja e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës u braktis kur anëtarët mësuan se banga e të dhënave do të ndodhej në Moskë. Disa shtete të CIS-it thjesht nuk e hëngrën idenë se Rusia kishte një dëshirë të sinqertë për të ndihmuar me përpjekjet antiterroriste në territorin e tyre. Turkmenistani, Azerbaixhani dhe Yzbekistani refuzuan që të dërgojnë përfaqësues në qendër. Në mënyrë krejtësisht korrekte, ata e panë si një këmbë jo shumë delikate ruse në derën e tyre. Sërish, përzgjedhja e momentit nga ana e FSB-së qe i mirë. Nën ombrellën e antiterrorizmit, shpejt pati justifikim më shumë se të besueshëm për ekspansionin rajonal të saj.

Në fillimet e viteve 2000, u bë e qartë se statukuoja politike në shumë republika passovjetike qe nën kërcënim. Njëri pas tjetrit, regjimet e vjetra që qenë vendosur në fillim të viteve Nëntëdhjetë ranë si domino në një seri revoltash popullore të njohura si “revolucionet me ngjyra”: Revolucioni i Trëndafilave në Gjeorgji (2003), Revolucioni Portokalli në Ukrainë (2004) dhe Revolucioni Tulipan në Kirgizistan (2005). Këto ndryshime regjimesh nuk qenë as të parashikuar, as të penguar nga Moska. Kremlini dhe FSB-ja i panë këto ngjarje si shpikje perëndimore, të modeluara pas përmbysjes së Sllobodan Milosheviçit të Serbisë në vitin 2000. Teksa këto ngjarje u shpalosën, Kremlini u bë gjithnjë e më shumë paranojak se mos Rusia dhe aleatët politikë të saj në rajon do të ishin të radhës. Sfera e influencës e Rusisë dukej se duhej të këqyrej me më shumë kujdes.

Operacione të fshehta

Ndërsa Kremlini kthehej gjithnjë e më shumë nga FSB-ja, ajo filloi të shfaqej si shërbimi sekret i vetëm më i fuqishëm rus, veçanërisht në ish rajonet e CIS-it. Megjithëse SVR pati premtuar të mos spiunonte brenda territoreve, FSB-ja nuk e kish nënshkruar ndonjë marrëveshje të tillë dhe ndjehej i çliruar nga çdo detyrim. Si rezultat, në fund të 1999, FSB-së ju dha leja që të krijonte një drejtori të re e cila të përqëndrohej në fqinjët më të afërt të Rusisë. Directorate of Operative Information (UKOI) e sapoformuar u vendos brenda Departamentit të Analizës, Parashikimit dhe Planifikimit Strategjik. Struktura e drejtorisë u përcaktua sipas linjave gjeografike dhe inspektorëve të saj ju dha e drejta për të udhëtuar jashtë ose të paktën në “near-abroad”. UKOI drejtohej nga Gjeneral Majori Vyacheslav Ushakov, anëtar i një grupi veteranësh të inteligjencës me influencë që kishin shërbyer sëbashku në departamentet rajonale të FSB-së në Shën Petërsburg dhe në Karelinë fqinje.

Grupi përfshinte vetë Putinin, ashtu si dhe Drejtorin e atëhershëm të FSB-së, Nikolai Patrushev. Më 30 qershor 2003, një amendament në “Ligjin për organet e Shërbimit të Sigurisë Federale u miratua, duke përcaktuar se FSB-ja do të përmbante një trupë speciale që do të merrej me një inteligjencë të jashtme të tillë. Më 2004, drejtoria u riemërua Department of Operative Information (DOI) dhe kreu i saj, Ushakov, u promovua si Zëvendësdrejtor i FSB-së. Ushakov u zëvendësua si shef njësie nga Sergei Beseda, një gjeneral që qe bërë me influencë dhe i lidhur mirë teksa shërbente në seksionin e FSB-së që mbikëqyrte administratën e Presidentit.

Ndërsa operacionet e këtij departamenti janë të zhytur në fshehtësinë më të madhe, disa prej zyrtarëve kyç të tij besohet se kanë udhëtuar në ish republikat sovjetike gjatë pikave të kthesës politike. Në majin e 2005, kreu i FSB-së, Patrushev, pretendoi përpara Dumës se kish ndihmuar të zbulohej një komplot kundër regjimit në Bjellorusi. Sipas tij, OJQ ndërkombëtare, në pjesën më të madhe me qendër në Perëndim, qenë takuar në Bratislavë në fund të 2004 në kohën e Revolucionit Portokalli në Ukrainë “për të planifikuar përmbysjen e regjimit të Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko”. Përe t’u habitur, KGB-ja e vetë Bjellorusisë nuk shprehu kurrë ndonjë pakënaqësi ndaj kësaj ndërhyrjeje të hapur të FSB-së në punët e brendshme të saj. Në të vërtetë, të nesërmen e deklarimit të Patrushev, KGB-ja bjelloruse e konfirmoi një gjë të tillë, duke nënkuptuar se qe jashtëzakonisht e kënaqur që kishte punuar aq afër me shërbimin e inteligjencës rus në çështje lidhur me sigurinë kombëtare të Bjellorusisë. Pak ditë më vonë, krerët e shërbimeve të sigurisë të vendeve të CIS-it u mblodhën në Astana të Kazakistanit. Patrushev i paralajmëroi homologët e tij rreth rreziqeve të “revolucioneve me ngjyra”.

Por përfshirja e FSB-së në near-abroad nuk ka ecur gjithmonë si në vaj dhe në momente të caktuara bile dhe ka ngecur. Në vitin 2004, lidershipi i departamentit të inteligjencës të FSB-së raportohet të ketë vizituar Abkhazinë, një rajon që kërkon pavarësi nga Gjeorgia pavarësia e së cilës akoma nuk është njohur nga Moska. Zyrtarët e FSB-së u takuan me Raul Khadjimba, një kandidat për Presidenti i Abkhazisë proMoskës. Qe një gjë që Ministria e Jashtme ruse të mbështeste një kandidat abkhazian, një gjë krejtësisht tjetër për të të priste një vizitë nga gjeneralë të FSB-së. Por Khadjimba i humbi zgjedhjet.

Kundërshtari fitimtar i tij e bëri të njohur se nuk qe i kënaqur me praninë e FSB-së. Si rezultat, agjentët e FSB-së pushuan së operuari me duar të lira në Abkhazi, duke e minuar seriozisht pozicionin e FSB-së në Gjerogji dhe duke kontribuar në dështimin e saj për të parashikuar lëvizjen gjeorgjiane në Oshecinë Jugore 4 vjet më pas, e cila çoi në luftë frontale midis Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Vendqëndrime të sigurta

Duke filluar nga mesi i viteve Nëntëdhjetë, Rusia qe bërë një vendqëndrim i sigurtë për kundërshtarët politikë të regjimeve aziatikoqendrore. Duke përdorur pasaportat e vjetra, por ende të vlefshme, sovjetike dhe duke përfituar nga kufijtë papritmas të kalueshëm, fluksi i njerëzve drejt Rusisë përfshinte kundërshtarë politikë të mëdhenj të këtyre regjimeve. Në përgjigje, shërbimet sekrete të Yzbekistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Azerbajxhanit filluan që të futen në Rusi për të kapur njerëz që mund të shkaktonin telashe për regjimet autokratike dhe të korruptuara që qeverisnin ato vende. Në shumicën e rasteve, shërbimet sekrete të Rusisë e bënë një sy qorr ndaj aktiviteteve të shërbimeve sekrete aziatikoqendrore. Por sistemi i kidnapimeve që i përkohshëm dhe difektoz. Atij i mungonin disa elementë të rëndësishëm: një qendër koordinimi, imunitet për agjentët sekretë e përfshirë në kidnapime dhe bazë l;igjore për transferimin e të kidnapuarve. Këto lloj aktivitetesh duket se qenë në konflikt me ligjin paskomunist rus, që zyrtarisht mban një procedurë të përcaktuar për ekstradimet formale, e mbikëqyrur kjo nga Prokurori i Përgjithshëm. Një sistem i ri, i konceptuar për ta shmangur tërësisht ekstradimin legal, u zhvillua me shpejtësi nga organizata e sigurisë qendroaziatike me bashkëpunimin e heshtur të FSB-së. Sistemi më i gjerë u përfshi në Shanghai Cooperation Organization (SCO), e themeluar në vitin 2001 nga Kina, Kirigizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Yzbekistani. Qëllimi i dekluar i SCO-së qe lufta e përbashkët kundër “tri të këqijave” të terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit. Në vitin 2004, u krijua një organizatë speciale antiterroriste brenda SCO-së dhe u quajt Regional Anti-Terrorist Structure (RATS).  RATS u bë mekanizmi i parapëlqyer për kryerjen e kidnapimeve brenda kufijve kombëtarë dhe jashtë procedurave gjyqësore standarde. Për të përmirësuar aftësinë e RATS-it për të arrestuar të dyshimtë në 6 shtetet pjesëmarrëse, qe e nevojshme të garantohej mbrojtje absolute për zyrtarët që i kryenin operacionet.

Konventa për Privilegjet dhe Imunitetet e SCO-së u dha përfaqësuesve të organizatës ekuivalentin e statusit diplomatik. Ata nuk janë subjekt përgjegjësie penale për çdo veprim të kryer gjatë detyrës së tyre dhe janë të imunizuar nga arrestimi dhe burgosja. I njëjti imunitet i pakufizuar aplikohet për “ekspertët” e RATS-it – zyrtarë të shërbimeve sekrete nga çdo vend anëtar që janë të atashuar tek RATS-i për kohëzgjatjen e misionit të tyre. Ekspertët janë të mbrojtur nga rrestimi gjatë dhe pas udhëtimeve të punës së tyre. Edhe bagazhet e tyre nuk mund të kontrollohen. Regjimi në Yzbekistan ka qenë veçanërisht entuziast në përqafimin e RATS-it. Islam Karimov, sundimtari autokratik i vendit, ka luftuar për një kohë të gjatë një fushatë antirebelimi brutale kundër grupeve opozitare islamiste, të drejtuara nga Islamic Movement of Uzbekistan dhe Hizb ut-Tahrir. Anëtarë të këtyre grupeve kanë qenë midis atyre që gjetën strehim përgjatë kufirit në Rusi. RATS-i siguronte një mënyrë efektive për Karimovin që t’i eliminonte ata. “Në fillimet e viteve 2000, banorë nga Yzbekistani që jetonin në rajonin e Vollgës dhe që konsideroheshin se qenë anëtarë të Hizb ut-Tahrir nga shërbimet sekrete yzbeke filluan që të zhdukeshin”, thotë Yelena Ryabinina, Drejtore e Rights for Refugees Program në Human Rights Institute, një OJQ me qendër në Moskë. Ryabinina ka kaluar shumë ditë në gjykatë, duke mbrojtur refugjatë nga Azia Qendrore kundër depërtimeve të paligjshme. Shumë prej atyre të depërtuarve më pas u gjendën në burget yzbeke. Në vitin 2004 Alisher Usmanov, një mësues në një shkollë islamike në rajonin Tatarstan të Rusisë, u arrestua nga policia ruse dhe u dënua me disa muaj burg për posedim municioni të paligjshëm. Usmanov kërkohej nga Yzbekistani qysh nga vitit 1998 për atë që qeveria yzbeke pretendonte se ishte një “pëprjekje për të minuar regjimin kushtetues të vendit”. Por Usmanov i qe dhënë shtetësia ruse dhe kështu që nuk mund të ekstradohej, përderisa Rusia, si shumë vende të tjera, refuzon t’i ekstradojë shtetasit e saj. Me 24 korrik ai do të lirohej. Në të vërtetë, ai thjesht u zhduk, pretendon bashkëshortja e tij Aisha. “Kur erdhëm në burg na u tha thjesht se Alisher qe liruar në 5 të mëngjesit dhe ishte larguar me njerëzit që po e prisnin”, thotë Aisha.

Më pas u përcaktua se ai qe kidnapuar drejtpërsëdrejti nga burgu prej FSB-së dhe homologes yzbeke të saj. Usmanov u nis drejt aeroportit dhe u nis në Yzbekistan. Në nëntor të 2005 ai u dënua për “minim të sistemit kushtetues”, pjesëmarrje në një organizatë kriminale, falsifikim dokumentash dhe u dënua me 8 vjet burg në Yzbekistan. Ndoshta asnjë palë nuk ka përfituar më shumë nga programi RATS sesa regjimi i Karimovit, të cilin Rusia e ka furnizuar me një numër të konsiderueshëm disidentësh, refugjatësh dhe terroristësh të supozuar. Duke pasqyruar centralitetin e Yzbekistanit për programin, selia e RATS-it u spostua nga Bishkeku, kryeqyteti i Kirgizistanit, në Tashkent, kryeqyteti i uzbek. Dhe në vitin 2005 Rusia e vendosi partinë Islamist Hizb ut-Tahrir, e cila është e ligjshme në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, në listën e saj të organizatave terroriste, me kërkesën e Yzbekistanit. “Organizata ndërkombëtare terroriste Hizb ut-Tahrir dhe Islamic Movement of Uzbekistan kanë bërë përpjekje për ta përhapur aktivitetin e tyre në Rusi”, deklaroi më pas Drejtori i FSB-së Patrushev. Armiqtë e Yzbekistanit tani konsiderohen zyrtarisht një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë, një tjetër dhuratë politike për Karimovin. Në fakt, në një shkallë befasuese, duket se vendet e tjera që ndodhen në RATS – sidomos Yzbekistani dhe Kina – kanë përfituar shumë më tepër nga programi sesa Rusia. Rusia kthen në mënyrë rutinë individë të kërkuar nga vende të tjera, por dukshëm që nuk merr asnjë nga ata që kërkon prej tyre.

Sipas informacionit nga Yelena Ryabinina, në vitin 2007 Rusia filloi të deportojë kinezë anëtarë të Falun Gong, një lëvizje e ndaluar nga viti 1999 pse i “kundërvihet Partisë Komuniste të Kinës dhe qeverisë qendrore, që predikon idealizmin, deizmin dhe supersticionin feudal”, sipas qeverisë kineze. Raporte publikisht të disponueshme të FSB-së tregojnë se në dekadën e kaluar ka pasur shumë pak arrestime rusësh në Taxhikistan, Kirgizistan, Kazakistan apo Kinë dhe asnjë të dyshuar të vetëm për terrorizëm apo rast ekstremizmi të jetë ekstraduar në Rusi nga Yzbekistani.

Duket si shpërblim i pakët për lehtësim aktivitetesh që mund ta ekspozonte Rusinë ndaj dënimit ndërkombëtar. Atëhere, çfarë fiton Rusia nga RATS-i? Nga pikëpamja e Kremlinit, shpërblimi është një profil më i lartë për SCO-në, të cilin Rusia e sheh si një kundërbalancë ndaj pranisë së NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në rajon. Në vitet Nëntëdhjetë, SCO-ja – në atë kohë e njohur si Shanghai Five – qe një grup marxhinal. Tani në mbledhjet e saj marrin pjesë presidentët e Afganistanit, Pakistanit, Iranit, Indisë dhe Mongolisë. Profili në rritje i SCO-së e ka frymëzuar Kremlinin që të mendojë se Rusia edhe njëherë akoma mund të luajë një rol kyç në rajon, një ëndërr e pamundur pa mbështetjen e Yzbekistanit dhe Kinës. Për Kremlinin, lejimi i shteteve aziatikoqendrore që të kërkojnë disidentët e tyre në territorin rus duket se është një çmim i pranueshëm në shkëmbim të shansit për të drejtuar një aleancë të fuqishme rajonale, të cilën Rusia ka dështuar ta bëjë qysh nga shembja e Bashkimit Sovjetik.

FUNDI I PJESES SE PARE

Neser do te lexoni: Rrembime dhe vrasje, anet e erreta te sherbimeve te fshehte ruse. Nje paranoje e ngulitur thele dhe qe veshtire te zhduket.

PERGATITI:

ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button