5 deputetë të parlamentit turk janë lënduar në një sherr të ndodhur në ambientet e sallës plenare. Mes të zgjedhurve janë hedhur karrige ndërsa njëri prej tyre ka përdorur edhe çekanin dhe zilen e kryetarit të Kuvendit gjatë seancave. Incidenti shpërtheu herët në mëngjes pasi deputetët opozitarë tentuan ta anulojnë fillimin e debatit për propozim-ligjin kontestues për sigurinë, me të cilin policisë do t’i jepen autorizime më të mëdha gjatë bastisjeve dhe arrestimeve. Deputeti i partisë pro-kurde, Ertugrull Kurkçu deklaroi se gjatë përleshjes fizike në ambientin, kanë fluturuar karrige, ndërsa dy deputetë janë goditur me çekan dhe zile. Kurkçut dhe edhe dy deputetëve u është dhënë ndihmë në ambulancën në ndërtesën e Parlamentit.
https://www.youtube.com/watch?v=kp7jAHOJksk