Shkence

Shfrytëzimi i diellit: Ja si kullat e mëdha diellore, gjenerojnë energji elektrike

Screen Shot 2016-07-21 at 14.06.02Kur drita bie mbi një panel diellor, ky gjeneron rrymë elektrike duke zhveshur elektronet nga atomet e tyre, por kullat diellore janë të ndryshme. Ato shfrytëzojnë nxehtësinë e diellit. Kullat Energjitike vendosen në qendër të unazave dhe pasqyrave të harkuara, ose “heliostatëve”, që gjurmojnë diellin teksa ai kalon nëpër qiell. Ato pasqyrojnë dritën, duke e përqëndruar të gjithën mbi kullë. Në brendësi, lëngu (në fillim ujë, por tani përdoret më shpesh kripa e shkrirë e nitrateve), nxehet nën dritën intensive.

Lëngu i nxehtë përdoret për të gjeneruar avull, që nga ana e tij vë në lëvizje një turbinë. Kjo mënyrë zgjuar e mbledhjes së energjisë diellore, lejon që ngrohja të ruhet edhe kur dielli perëndon, duke siguruar furnizim me energji elektrike, që mund të përdoret gjatë natës si edhe në ditët me re. Megjithatë edhe kullat e energjisë diellore nuk janë të iminuzuara nga problemet.

Pasqyrat e përqendrojnë energjinë diellore me aq intensitet të madh saqë kafshë të egra që mund të hyjnë në rrjet përballen me një rrezik serioz. “Crescent Dunes Solar Energy Project” në Nevada thuhet se shkrumboi mbi 100 zogj në vetëm 6 orë. Megjithatë, në krahasim me dëmin mjedisor të shkaktuar nga termocentralet me qymyr, këto kulla mbeten shumë më efikase. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button