Shkence

Shigjeta e kohës? Eshtë e gjitha në kokën tonë

Nga Robert Lanza

A keni menduar ndonjëherë pse rritemi dhe plakemi?

Në filmin “Rasti i çuditshëm i Benjamin Button”, Brad Pitt vjen në jetë si një njeri i moshuar dhe sa vjen e zvogëlohet në moshë.

Për habinë e shkencëtarëve, ligjet themelore të fizikës nuk kanë preferencë për drejtimin që ndjek koha dhe funksionojnë po aq mirë për ngjarjet që shkojnë përpara, si dhe për ato që shkojnë prapa në kohë. Megjithatë, në botën reale, kafeja ftohet dhe makinat prishen. Pa marrë parasysh sa herë shiheni në pasqyrë, kurrë nuk do ta shihni veten të bëheni më të rinj në moshë. Por nëse ligjet e fizikës janë simetrike në lidhje me kohën, atëherë pse e përjetojmë realitetin me shigjetën e kohës të drejtuar rreptësisht, nga e kaluara në të ardhmen?

Në një libër i ri i botuar në “Annalen der Physik” – revista e cila botoi teoritë e Albert Einsteinit për relativitetin e veçantë dhe të përgjithshëm – Dmitry Podolsky, një fizikan teorik që tani po punon për plakjen në Universitetin e Harvardit dhe unë, shpjegojmë se si shigjeta e kohës – në të vërtetë vetë koha – janë të lidhura me natyrën e vëzhguesit (domethënë ne).

Studimi ynë tregon se koha nuk është se thjeshtë ekziston atje përjashtë, duke ecur nga e kaluara në të ardhmen. Ajo varet nga aftësia e vëzhguesit për të ruajtur informacionin për ngjarjet e përjetuara.

Pra, nëse ligjet e fizikës duhet të funksionojnë po aq mirë për ngjarjet që shkojnë përpara si dhe për ato që shkojnë prapa në kohë, atëherë pse përjetojmë vetëm një rritje të moshës? Të gjitha teoritë tona shkencore na tregojnë se duhet të jemi në gjendje të përjetojmë të ardhmen ashtu siç përjetojmë të kaluarën.

Përgjigjja është se ne vëzhguesit kemi kujtesë dhe vetëm mund t’i kujtojmë ngjarjet që i kemi vërejtur në të kaluarën. Trajektoret e mekanikës kuantike, ”e ardhmja ndaj të kaluarës” lidhen me fshirjen e kujtesës, pasi që çdo proces që zvogëlon entropinë (rënie në rend) çon në uljen e ngatërresës midis kujtesës sonë dhe ngjarjeve të vëzhguara.

Me fjalë të tjera, nëse ne përjetojmë të ardhmen (të cilën mundemi), ne nuk jemi në gjendje të ruajmë kujtimet për procese të tilla. Ju nuk mund të ktheheni prapa në kohë pa hequr këtë informacion nga truri juaj. Në të kundërt, nëse e përjetoni të ardhmen duke përdorur rutinën e zakonshme “e kaluara – e tashmja – e ardhmja”, ju grumbulloni kujtime dhe rritet entropia.

Kështu, një vëzhgues “i pamend” – pra një vëzhgues pa mundësinë për të ruajtur ngjarjet e vëzhguara – nuk përjeton kohën ose një botë në të cilën ne plakemi.

Plakja me të vërtetë, është e gjitha në kokën tënde. / Discover – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button