Shkence

Shihni në një video surreale të NASA-s, se çfarë i kanë bërë Tokës ndryshimet klimatike

Disa pamje mahnitës nga NASA tregon se si ndryshimi i klimës ka pasur disa efekte katastrofike  në planetin tonë gjatë dy dekadave të fundit. Të dhënat që nga  shtatori 1997 deri në shtatorin e kaluar janë në pamjet e kapura nga Nasa të cilat tregojnë ndryshimet që ka pësuar Toka në një video spektakolare. Duke filluar që nga shkrirja  e akujve në polin e veriut e duke vazhduar me hije të ndryshme të oqeanit të cilat nxjerrin në pah mungesën e kafshëve të egra.

“Është me të vërtetë mbresëlënëse”, tha oqeanografi i NASA-s Jeremy Werdell. NASA theksoi se si pranvera po vjen më herët dhe vjeshta po zgjat më gjatë në hemisferën veriore dhe si niveli i akullit në Arktik dhe Antarktik kanë rënë shpejt me kalimin e kohës. Gjithashtu ekspertët paralajmëruan më parë këtë vit se El Nino mund të kthehet./Bota.al/

Leave a Reply

Back to top button