Shkence

SHKENCA 2017 / Do të komunikojmë me anë të mendimit

Ose më saktë, do fillojmë ta bëjmë me hapa të vegjël. Të parët drejt telepatisë (që mbetet gjithësesi një objektiv i largët) janë hedhur vitin që kaloi, kur dy vullnetarë, të ulur në dy dhoma të ndryshme, ia dolën të kuptojnë se cila do të kish qenë përgjigja e tjetrit në një seri pyetjesh me përgjigje po/jo thjeshtë duke marrë, përmes stimulimit magnetik transkranor (një procedurë jo invazive që shkakton një rrumë të dobët elektrike në tru), sinjalet e lidhur me aktivitetin cerebral të personit tjetër, monitoruar përmes një kaske EEG, si kjo në fotografi. Duke shtyrë përtej kësaj teknike, mund të bëhet i mundur transmetimi, apo deshifrimi, i mendimeve më komplekse, për shembull të lejohen personat me aftësi të kufizuara që të komandojnë proteza në distancë, apo të komunikojnë edhe nëse nuk janë në gjendje të flasin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button