Shkence

SHKENCA 2017 / Finalja e madhe e “Cassini”-t

Do të shohim këtë vit finalen e madhe të Cassinit. Në 15 shtator 2017, pas 20 vitesh karrierë të nderuar, sonda Cassini do të përfundojë ditët e saj me një zhytje në atmosferën e Saturnit. Megjithatë, jo përpara se të ketë kryer orbita gjithnjë e më të ngushta mbi polin verior të planetit, një kalim në pjesën e jashtme të unazës së madhe F si dhe marrje kampionësh të pluhurave dhe akujve të unazave më të jashtme të gjigandit të gaztë. Në zemër të këtij rajoni të fundit sonda do të kalojë 22 herë, sipas NASA-s. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button