Shkence

SHKENCA 2017 / Inteligjenca artificiale e Google do të na mundë në një tjetër lojë

Më saktë, në StarCraft, një lojë elektronike që parashikon mbledhjen e ushtrive virtuale për t’u përplasur në kohë reale në terrene të mëdhenj lufte. Kjo sfidë e re është vecanërisht e vështirë për shkak se nuk njihen paraprakisht lëvizjet e kundërshtarit, dhe duhet të zgjedhësh se si të veprosh, pa i patur të gjithë informacionet në dispozicion. Inteligjenca artificiale që cimentohet, pra, është e detyruar të na vërë në provë me realitetin. Si DeepMind e Google, ashtu edhe projekti Google Brain kanë vënë këtë sfidë mes objektivave për vitin e ardhshëm. Ndërsa Facebook ka hapur një platformë open source që synon zhvillimin e një inteligjence artificiale në gjendje të luajë dhe mundë njeriun./bota.al

Leave a Reply

Back to top button