Në shtëpi kur ndodheni vetëm natën, ju dëgjoni një përplasje të zhurmshme. Në çast zemra fillon të rrahë fort, muskujt tensionohen dhe frymëmarrja shpeshtohet. Ju bëheni menjëherë vigjilentë, të gatshëm për të luftuar ose për t’ia mbathur nga burimi i zhurmës, që rezulton të jetë një grumbull librash që bien nga rafti, të cilin kishit menduar se e kishit rregulluar. Sidoqoftë, në atë moment truri dhe trupi juaj reaguan instinktivisht sikur të ishit në rrezik vdekjeprurës.
Frika është një nga emocionet tona më të forta dhe parësore. Eshtë një botë e madhe dhe e keqe atje përjashtë, dhe të kesh frikë nga disa gjëra të mbron nga rreziku i mundshëm. Disa frika evolucionare janë të ndërlikuara në trurin tonë, por ne gjithashtu mund të zhvillojmë frikëra të reja gjatë gjithë jetës sonë. Që fëmijë ne marrim parasysh atë që i bën prindërit tanë të kenë ankth, dhe mund të mësojmë gjithashtu të kemi frikë nga disa gjëra pas përvojave negative. Përkundër kësaj, shumica prej nesh janë në gjendje të injorojnë frikën kur është e qartë se nuk jemi në ndonjë rrezik të menjëhershëm. Ne mund të shijojmë pamjen nga maja e një rrokaqielli, në vend se të shqetësohemi se mos biem, ose t’i fikim dritat me sigurinë që një grabitqar nuk do të na gllabërojë gjatë natës.
Sidoqoftë, njerëzit me fobi kanë një reagim të tepruar ndaj frikës, që shkakton shqetësime fizike dhe psikologjike.
Këto frikëra ekstreme ndahen në tre grupe të ndryshme: agorafobia, fobia sociale dhe fobia specifike. Agorafobia përgjithësisht përmendet si frika nga mjedise të hapura, por vlen për frikën e çdo situate nga e cila është e vështirë të shpëtosh ose ku ndihma nuk do të ishte e disponueshme nëse diçka do të shkonte keq. Fobia sociale është frika e fortë nga bashkëveprimi me njerëzit ose performancat, ndërsa fobitë specifike janë frikëra në një situat, aktivitet apo nga një lloj sendi të veçantë.
Këto frikëra iracionale mund të shkaktojnë probleme të mëdha në jetën e përditshme; dikush me akrofobi (një frikë ekstreme nga lartësitë) mund të përjetojë një sulm paniku thjesht duke u përpjekur të shëtisë nëpër një urë. Në varësi të shkaktarëve të fobisë së tyre, personat që vuajnë shpesh bëjnë të pamundurën për të shmangur situatat që mund të ndikojnë tek ata.
Shkaku i fobisë nuk është gjithmonë i qartë, por shumë raste lidhen me përjetimin të qënit dëshmitarë të një ngjarje traumatike. Për shembull, dikush mund të zhvillojë cynofobi (frika e qenve) pasi të jetë kafshuar. Por pavarësisht nëse shkaktari është racional ose irracional, sapo truri regjistron një stimul të frikshëm aktivizon reagimin lufto ose mbathja, duke e përgatitur kështu trupin për veprim. / bota.al