Shkence

Shkenca e përjetësisë / Pas meje, avatari im

Kërkuesit e MIT që punojnë në projektin eterni.me (I perjetshmi.une) për të krijuar një “Un” virtual në gjendje të mbijetojë dhe të ndërveprojë në të ardhmen me miqtë tanë dhe pasardhësit. Por atëherë si do ta shprehim pikëllimin? Dhe çfarë fundi do të kenë faqet e Facebook, Linkedin, Google?

avatariFantashkenca shpesh na jep shembuj të shkrirjes së trurit të njeriut dhe makinave. I fundit në radhën e kohës është filmi “Transcendence, (Mbi normalen)” me Johnny Depp në rolin e një shkencëtari, inteligjenca e të cilit është transferuar në një Superkompjuter. Por një grup studiuesish të rinj nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) ofron një transferim të ndryshëm të inteligjencës humane tek makinat: për krijuesit e Eterni.me njeriu mund t’i japi jetë një tjetër vehteje, një “Uni” virtual. Një avatar, pra. Dhe ky rival i vetvetes mund të vazhdojë të jetojë përgjithmonë, duke ndërvepruar me të dashurit tanë, miqtë, pasardhësit, për muaj të tërë, vite, shekuj pas vdekjes sonë.
Propozimi i Marius Ursache, një nga projektuesit e rinj të Eterni.me mund të shkaktojë te dridhura nga tmerri apo përgjigje entuziaste. Sigurisht që janë tashmë dhjetëra-mijëra njerëz të reshtuar për të hyrë në program. Një program, që është mirë të sqarohet, ende në fazën eksperimentale. Pothuaj fëminor.
BLERJET DHE DËSHIRA
Nëse basti i Eterni.me fitohet, duhet të funksionojë më mirë me kalimin e kohës, le të themi në rritje. Në kuptimin se individi duhet të kontribuojë për të pasuruar dhe përsosur avatarin e vet pas vdekjes dora dorës që plaket, në jetën e vet tokësore. “Uni” alternativ vjen i rindërtuar nga një kompjuter që ka qasje të plotë ndaj gjurmeve dixhitale që secili prej prej nesh lë pas vetes: chat, e-mail, foto, Kurrikulum profesionale, të gjitha ato “më pëlqen “dhe” nuk më pëlqen”, që ne kemi shprehur, blerjet tona, nga pantallonat tek librat, nga muzika tek video game-et, nga udhëtimet tek ilaçet, dhe kështu me radhë. Kush përdor internetin me të vërtetë nuk e kupton se sa nga vetja ka shprehur dhe vazhdon të shprehi çdo ditë dhe çdo orë që kalon në linjë. Një kompjuter, duke përdorur algoritmet e njëjta të Google apo Amazon, duhet t’i sjellë së bashku të gjithë këto informacione dhe të ndërtojë një personalitet virtual. Në këtë pikë, do të paraqesë pamjen tonë tre-dimensionale, dhe “voila”: Avatarin tonë të pavdekshëm. Stërnipërit tanë do të jenë në gjendje të flasin në Skype me ne.
Natyrisht vjen momenti për të bërë pyetjen: por pse duhet që stërnipat tanë të mund të duan të flasin në Skype me ne? Kjo duket të jetë pika e dobët e projektit të madh. Psikologët dhe sociologët janë tashmë aty për të hetuar fenomenin, që disa e shohin si një formë të narcisizmit, të tjerët si provë e frikës që shumica e racës njerëzore provon rreth idesë së të harruarit pas vdekjes. Por ka edhe nga ata që shqetësohen në lidhje me ndikimin që avatari i vetes tone mund të ketë mbi njerëzit që janë me të vërtetë të afërt dhe të dashur, të cilët mund të bëhen të paaftë për t’i bërë ballë dhimbjes natyrore të pikëllimit, duke u kapur pas përshtypjes së rreme se personi në një farë mënyre mbijeton.
LEGJISLACIONI
Është e vërtetë se interneti tashmë është dashur të merret me problemin e jetës dixhitale të përjetshme. Nga një pikëpamje tjetër: nëse Facebook dhe Google kanë procedura për të bllokuar apo për të ndryshuar faqet e konsumatorëve pas vdekjes së tyre, faqe të tjera ende nuk e kanë trajtuar këtë çështje. Por, vetëm javën e kaluar shteti i Delaware ka kaluar një projekt-ligj që do të bëhet udhërrëfyes për shtetet e tjera të SHBA-së. Ligji parashikon që të gjitha kalojnë tek trashëgimtarët e tij ligjorë, nga fotot për në Instagram tek blerjet në iTunes, iPhone dhe iPad, etj. Në këtë mënyrë, ju mund të shmangni që të ketë faqe të paralizuara përgjithmonë, me fytyra të qeshura të njerëzve në Facebook që nuk ekzistojnë më, Kurrikulum në Linkedin të të vdekurve që janë ende në kërkim të punës. Jeta virtuale do të përfundojë me jetën reale. Përveç asaj të Eterni.me. Kjo duhet të fillojë tamam kur jeta reale shuhet.
Por sa me të vërtetë i thjeshtë ka të ngjarë të jetë avatari ynë? Thuhet se programi është në fazën fillestare të tij. Për shkak se aftësia e kompjuterëve për të krijuar një “person” me të vërtetë virtual realist çorienton njerëzit me mish e me gjak deri tani ndalet në moshën 13 vjeçare. Disa javë më parë, programuesit rusë kanë krijuar avatarin e një djali 13 vjeçar, të pagëzuar me emrin Eugene Goostman. Avatari bisedoi me qindra persona: 33 për qind besonin se ky ishte me të vërtetë një person. Kjo ishte hera e parë në historinë e inteligjencës artificiale që një kompjuter ka tejkaluar “Testin Turing”, që ia ka dalë të besohet si qenie njerëzore nga të paktën 30 për qind e bashkëbiseduesve. Por në fakt bënte gjoja se ishte një djalë 13 vjeçar. /Il Messaggero/

Leave a Reply

Back to top button