Histori

Shkenca u lejon historianëve, të ndërtojnë rrugën e perandorisë romake

Ndihma e matematikës, informatikës dhe fizikës ka lejuar historianët të ndërtojnë rrugët tregtare të perandorisë së vjetër romake në një studim të kryesuar nga universiteti i Barcelonës. Studimi arriti në përfundimin se tregitia në shkallë kontinentale, mes provincave të ndryshme romake kishte flukse të rëndësishme dhe se Atlantiku ishte rruga kryesore për transportin e vajit, konservave të peshkut dhe verës së prodhuar në gadishullin Iberik (provincat Betica dhe Tarraconense) deri në veri të Europës. Ky studim i publikuar në revistën “Journal of Archaeological Science” i kundërvihet teorive që deri më tani priorizonin rëndësinë e luginës së Rodanos si rrugë tregtare. Sipas studimit udhëtimi nga Rodano vononte 200 ditë për të mbërritur në Gjermani, ndërkohë që rruga atlantike që nga Betica deri në grykëderdhjen e lumit Rin vononte 22 ditë dhe më pas vonoheshin 22 ditë në transportin ujor deri në Maguncia. Sipas arkeologëve rruga ujore deri në grykën e Rinit u lejonte që udhëtimet të ishin më të shpejta, sesa ajo e Rodanos që kërkonte një ndryshim të vazhdueshëm të anijeve më të vogla, kur mbërrinin në Mosela dhe që kishin për më tepër nevojë edhe për rrugë tokësore. Në këtë përfundim u arrit pas analizimit të anforave.

Ka ngjashmëri në markat mes provincave të luginës së Rinit (Recia, Gjermania e epërme dhe Gjermania e poshtme) me zonat e Britanisë dhe të Belgjikës, ndërsa nuk ekzistojnë ngjashmëri me provincat e Galisë. Transporti i Atlantikut bëhej nga prilli dhe fillimet e nëntorit, kur kishte kushte klimaterike të favorshme të “mare apertum”, i ndihmuar nga toka me një sistem faresh që përfundonin në ishullin e Bavatos, ku dihej se kishte një skelë dhe një kanal, kishte ushtarë romakë dhe tregtarë dhe që sot gjendet nën dhe diku në Holandë. Studimi analizon të dhënat epigrafike të anforave me metoda të fizikës dhe informatikës për të kundërshtuar teori të ndryshme të tregtisë në antikitet. Nga këto analiza u vërejt se provincat e afërta gjeografikisht kishin anfora me të njëjta vula të origjinës, sepse ndanin të njëjta rrjete tregtare. Gjithashtu vihet re se trupat e rëndësishme ushtarake kishin ngjashmëri mes tyre, çka flet se edhe të ndara me mijëra kilometra furnizoheshin nga i njëjti sistem furnitorësh. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button