Shkence

SHKENCE / A e krijon ndërgjegja realitetin?

Michael Brooks

Dekarti munRealitetid të ketë gjetur dicka kur thoshte “Mendoj, pa jam”, por kur themi “mendoj, kështu që dhe ti je”, a mos shkojme ne pak si larg? Nuk mendonin kështu disa prej mendjeve më të ndritura të fizikës së shekullit 20, që debatonin me forcë për disa prej implikimeve më të cuditshëm të botës kuantike.

Sipas urtësisë mbizotëruese, një thërrmijë kuantike, si një elektron apo një foton mund të përshkruhen vetëm si një njësi matematikore, e njohur si funksioni i valës. Funksioni i valës mund të ekzistojë si “mbivendosje” të disa gjendjeve njëkohësisht. Një foton, për shembull, mund të qarkullojë në dy drejtime të ndryshëm përreth një fibre optike; apo një elektron mund të vërtitet njëkohësisht në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt të tyre, apo të jetë në dy pozicione njëkohësisht. Kur bëhet cfarëdolloj përpjekje për të vërejtur këto ekzistenca të njëkohëshme, ndodh dicka e cuditshme: ne shohim vetëm një. Si mundet që disa mundësi të shndërrohen në një realitet të vetëm?

Kjo është pyetja qendrore në mekanikën kuantike, dhe ka nxitur një sërë propozimesh apo interpretimesh. Më popullori është interpretimi i Kopenhagenit, që thotë se asgjë nuk është reale deri kur vërehet, apo matet. Vëzhgimi i një funksioni vale shkakton kolapsin e superpozicionit.

Megjithatë, Kopenhagen nuk thotë asgjë për atë cfarë e përbën ekzaktësisht vëzhgimin. John von Neumann theu heshtjen dhe sugjeroi se vëzhgimi është veprim i një mendjeje të vetëdijshme. Eshtë një ide e parashtruar edhe nga Max Planck, themeluesi i teorisë kuantike, i cili tha në 1931 se “e konsideroj ndërgjegjen si themel. E shoh materien si derivat të vetëdijes”.

Ky argument bazohet në këndvështrimin që ka dicka të vecantë tek ndërgjegja, sidomos vetëdija njerëzore. Von Neumann argumentonte se cdo gjë në univers që i nënshtrohet ligjeve të fizikës kuantike krijon një superpozicion të madh kuantik. Por mendja njerëzore është pak ndryshe. Ajo është në gjendje pra të përzgjedhë një prej mundësive kuantike që ofrohen, duke e bërë atë reale – të paktën për mendjen.

Henry Stapp i Laboratorit Kombëtar Berkeley në Kaliforni është një prej të paktëve fizikanë që ende i qëndrojnë këtij nocioni: ne jemi “vëzhgues pjesëmarrës”, mendjet e të cilëve shkaktojnë kolapsin e mbivendosjeve, thotë ai. Përpara se të shfaqej vetëdija njerëzore, ekzistonte një multivers universesh potencialë, thotë Stapp. Shfaqja e mendjes së vetëdijshme në një prej këtyre universeve potencialë, pra tonit, i jep atij një status të vecantë: realitetin.

Ka shumë kundërshtues. Një problem është që shumë prej fenomeneve të përfshirë kuptohen dobët. “Ka një pyetje të madhe në filozofi, që është a ekziston ndërgjegja apo jo”, thotë Matheu Donald filozof i fizikës në Universitetin e Cambridge. “Kur i shton mekanikën kuantike, atëherë bëhet disi më konfuze”.

Donald preferon një interpretim që është edhe më i cuditshëm: “shumë mendje”. Kjo ide – e lidhur me interpretimin “shumë botë” të teorisë kuantike, argumenton që një individ që vëzhgon një sistem kuantik sheh të gjithë gjendjet, por secilën në një mendje të ndryshme. Të gjithë këto mendje ngrihen prej substancës fizike të trurit, dhe ndajnë një të kaluar dhe një të ardhme, por nuk munden të komunikojnë me njëra-tjetrën për të tashmen.

Ndonëse tingëllon e vështirë për t’u kapërdirë, kjo qasje si dhe të tjera për kuptimin e rolit të mendjes në perceptimin tonë të realitetit ia vlen të mbahen në vëmendje, pranon Donald. “Unë i marr shumë seriozisht”, thotë ai.

Leave a Reply

Back to top button