Shkence

SHKENCE / Futja e ilaçeve inteligjentë në trupin e njeriut

10 eksperimente 1Cikli: Eksperimente që do të ndryshojnë botën

Kush: Divizioni i Bioshkencës hapësinore, Qendra Kërkimore Ames e NASA, Kaliforni, SHBA

Ecuria: Në proces

Kostoja: Nuk bëhet e ditur

Imagjinoni një kapsulë inteligjente që, e futur në trupin tonë, lëshon një ilaç sapo ndien një problem klinik. Një dispozitiv i tillë mund të shpëtojë shumë njerëz që goditen prej sëmundjeve që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm, edhe pse jo të rregullt, me ilaçe, si në rastin e diabetit. E kanë vënë në veprim studiuesit e Qendrës Kërkimore “Ames” të NASA-s në Kaliforni, duke përdorur një tub karboni (cilindra shumë të vegjël të përbërë nga atome karboni) për të fabrikuar një kapsulë mikroskopike për ta futur nën lëkurën e astronautëve.

Ideja është që në kapsulë të vendosen qeliza biologjike, të gatshme të reagojnë ndaj rreziqeve më të ndryshëm, si përshembull rritja e nivelit të rrezatimit (shkaktuar për shembull nga shpërthime diellore), si dhe të lëshojnë medikamente që aktivizojnë mbrojtjet e organizmit. Këto qeliza modifikohen artificialisht duke ndërhyrë veçanërisht tek gjenet e tyre, duke i nxitur ata që të prodhojnë medikamente si reagim ndaj stimujve të caktuar.

Për mbrojtjen nga rrezatimet mund të krijohen posaçërisht qeliza që prodhojnë dhe çlirojnë G-CSF (faktori stimulues i kolonive të granulociteve), një medikament që është provuar tashmë tek pacientët e sëmurë me tumor dhe që i janë nënshtruar radioterapisë. Një kapsulë e fabrikuar me nanotuba karboni përvetëson një strukturë poroze, që lejon qelizat në brendësi të saj të ushqehen dhe të riprodhohen si dhe lejon ilaçet që ato lëshojnë të hyjnë në cikël.

Siç konfirmon David Loftus, projektuesi i kësaj biokapsule në Ames “qelizat në brendësi të saj krijojnë dhe lëshojnë molekula terapeutike, që dalin dhe përhapen nëpërmjet mureve të saj”. Pas pak kohësh dispozitivi do të provohet fillimisht në prova klinike tek kafshët, dhe më vonë do të provohet tek njerëzit. Nëse do të funksionojnë, biokapsulat “do të hyjnë në shërbim” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar brenda 10 vitesh. Më pas, aplikimi i tyre mund të vazhdojë në Tokë. Nëse do të lidhej me pankreasin, për shembull, kapsula mund të lëshojë insulinë në rastet kur rritet niveli i sheqerit në gjak: një sistem i vërtetë terapeutik i automatizuar, për personat e sëmurë me diabet. wired

bota.al

Leave a Reply

Back to top button