Shkence

SHKENCE / Realiteti, një udhëtim “nëpër mendje”, për të kuptuar botën

Reality 2Kur u zgjuat këtë mëngjes, e gjetët botën pak a shumë sic e kishit lënë. Ishit sërish ju; dhoma ku u zgjuat ishte e njëjtë me atë ku ratë në gjumë. Bota jashtë nuk ishte ribërë. Historia ishte e pandryshuar dhe e ardhmja kish mbetur e panjohur. Me fjalë të tjera, u zgjuat sërish në realitet. Po cfarë është realiteti? Sa më shumë e këqyrim, aq më e vështirë bëhet ta kuptojmë. Një tur nëpër botën përreth nesh, duke nisur me një përpjekje për të përcaktuar realitetin, dhe përfunduar me idenë që cfarëdo që realiteti të jetë, ai gjithësesi nuk është ai që duket

Jan Westeroff

Cfarë duam të themi saktësisht me realitet? Një përgjigje e drejtpërdrejtë është që ai nënkupton gjithcka që shfaqet para pesë shqisave tona – cdo gjë që mund ta shohim, nuhasim, prekim e kështu me radhë. Megjithatë, një përgjigje e tillë injoron njësi problematike si elektronet, recesionin dhe numrin 5, që nuk mund t’i kapim me shqisa, por që janë shumë reale. Injoron edhe gjymtyrë fantazmë, apo nuhatje iluzore. Të dyja mund të shfaqen shumë reale, por ne do të donim të thonim që nuk janë pjesë e realitetit.

Mund ta përforcojmë definicionin duke e barazuar realitetin me atë që i shfaqet një grupi njerëzish mjaftueshëm të madh, duke shmangur kështu halucinacionet subjektivë. Fatkeqësisht, ka edhe halucinacione që përjetohen nga grupe të mëdhenj, si përshembull deluzioni në masë i njohur si koro, që vërehet kryesisht në Azinë Juglindore, e që përfshin besimin se gjenitalet e dikujt po tkurren prapa në trupin e tij. Vetëm fakti që shumë njerëz besojnë në dicka, nuk e bën atë reale.

Një tjetër shenjë e mundshme realiteti, ku mund të fokusohemi është rezistenca që ai shkakton; sic e thotë shkrimtari i science fiction, Philip K. Dick, realiteti është ai që, kur ti pushon së besuari në të, ai nuk largohet. Gjërat që ne thjeshtë i sajojmë u shkojnë pas dëshirave tona, por realiteti është kokëfortë. Vetëm pse unë besoj që përpara kam një petull, nuk do të thotë se ka me të vërtetë një të tillë, aty para syve. Por sërish, ky definicion është problematik. Edhe gjërat që nuk duam t’i konsiderojmë si reale mund të jenë kokëforta, sic e di shumë mirë dikush që është mbërthyer ndonjëherë në një makth. Dhe disa gjëra që janë reale, si tregjet e aksioneve, nuk mbulohen nga ky definicion sepse nëse të gjithë do të pushonin së besuari tek ta, ata do të pushonin së ekzistuari.

Ka dy definicione të realitetit që janë shumë më të suksesshëm. I pari lidhet me realitetin me një botë pa ne, një botë e paprekur nga dëshirat dhe qëllimet njerëzore. Sipas këtij definicioni, shumë gjëra që ne i shohim si reale – gjuhët, luftërat, kriza financiare – nuk janë aspak të tilla. Gjithësesi, është definicioni më solid deri tani, për arsye se heq subjektivizmin njerëzor nga panorama.

Definicioni i dytë lidhet me realitetin, ose me gjërat më themelore, prej nga varet gjithcka tjetër. Në botën materiale, molekulat varen nga atomet që i përbëjnë, atomet nga elektronet dhe një bërthamë, e cila nga ana e saj varet nga protonet dhe neutronet, e kështu me radhë. Në këtë hierarki, cdo nivel varet nga ai poshtë tij, kështu që mund ta përcaktojmë realitetin si të përbërë nga cfarëdo njësie që qëndron në themel të zinxhirit të varësisë, e që pra nuk varet nga asgjë tjetër.

Ky definicion është edhe më kufizues se sa ai i “botës pa ne”, përderisa gjëra si Mali Everest nuk do të llogariteshin si pjesë e realitetit; realiteti është i kufizuar në themelin e panjohur mbi të cilin ngrihet e gjithë bota. Pra, kur investigojmë nëse dicka është reale apo jo, këta dy definicione të fundit janë cfarë duhet të kemi në mendje.

vijon

Leave a Reply

Back to top button