Shkence

SHKENCE / Zbulimet, ose “botët” që nuk i njihnim

dino30 vjet më parë, sistemi diellor ishte një vend i përgjumur. Ne kishim nëntë planetë dhe dhjetëra hëna. Por këta dukeshin si vende inertë e të vdekur – aq sa ne nuk i njihnim fare. Asnjë veprim, asnjë ndryshim.

Sot, panorama nuk mund të jetë më e ndryshme. Sondat e NASA-s kanë gjetur veprimtari gjeologjike në të paktën tre trupa planetarë: hënën e zjarrtë të Jupiterit Io, në Enceladusin e Saturnit dhe në Tritonin e Neptunit. Në Mars janë dokumentuar rrëshkitje dheu dhe djaj rëre në sipërfaqen marsiane. Vëzhguesit nga e gjithë bota kanë parë Jupiterin të goditet nga impakte në të paktën tre raste, duke përfshirë nxehjen dramatike e të shumëfishtë që pësoi në 1994 nga kometa Shoemaker-Levy-9.

Dhe ç’është më e çuditshmja, shkencëtarët po konsiderojnë seriozisht praninë e jetës diku tjetër në sistemin diellor. Marsi është ende vendi kryesor ku duhet kërkuar, por një tjetër prej satelitëve të Jupiterit, Europa e akullt është një konkurent, ashtu sikurse është Encelagusi si dhe sateliti më i madh i Saturnit, Titani. Ky i fundit ka madje edhe liqene të mëdhenj metani të lëngët të cilët zgjerohen dhe tkurren sipas stinëve.

Shumë nejrëz mendojnë se Apollo përfaqësonte kohën e lavdishme të programit hapësinor amerikan, por ky duhet cilësuar i shoqëruar me fjalën me njerëz në bord. Program pa njerëz në bord e ka sot kohën e tij të lavdisë. NASA ka dërguar tashmë anije kozmike që vijnë në orbitë përreth Saturnit, Marsit, Hënës dhe diellit dhe shumë shpejt do të ketë një përreth Mërkurit; Agjencia Hapësinore Europiane ka dërguar sonda përreth diellit dhe Venusit. AHE po vëzhgon edhe një kometë: Misioni Rosetta do të prekë dhe do të ulet mbi një të tillë në vitin 2014. Po kështu, anija hapësinore e NASA e quajtur Daën do të vijë në orbitë përreth asteroidëve Ceres dhe Vesta në fund të kësaj dekade. Tashmë të tetë planetët janë parë nga afër. Nëse je një fans i Plutonit, do të duhet të presësh edhe disa vite, deri kur New Horizons të fluturojë pranë tij në vitin 2015.

Librari të tëra mund të mbushen me mrekullitë e përftuara prej eksplorimeve me robotë të sistemit diellor, dhe ne vetëm sa kemi gërvishtur siëprfaqen. Kur njeriu të vërë sërish këmbë në Hënë – apo për herë të parë në Mars – ajo që do të gjejë me siguri do të pasurojë edhe më tej dijen që mesazherët tanë robotikë na kanë sjellë.

Ditët në vijim, në bota.al do të botojmë disa prej zbulimeve më të mëdhenj të 30 viteve të fundit në fushën e shkencës, që në një mënyrë, apo një tjetër e kanë ndryshuar rrënjësisht perceptimin tonë për botën.

Si e dinim: Dinosaurët ishin zvarranikë. E vërteta? Dinosaurët “jetojnë”

Cdo fëmijë shkolle e dinte me saktësi si dukeshin dinosaurët: me bisht të gjatë që e hiqnin zvarrë, gjakftohtë, zvarranikë, budallenj si një kuti shkëmbinjsh sedimentarë. Speciet e reja që zbuloheshin çdo vit ishin thjeshtë kuriozitete, më shumë material për libra fëmijësh.

30 vitet e fundit e kanë përmbysur gjithë këtë. Duket se dinosaurët nuk ishin aspak të destinuar të shfaroseshin, dhe në një kuptim të vërtetë ata nuk u shfarosën kurrë tërësisht. Cdo zbulim i ri dinosauri duket se na thotë se megabishat e mijëvjeçarëve të kaluar janë më shumë të lidhur me shpendët, si thëllëza, se sa me dragoin Komodo. Ashtu si shpendët, ata lëviznin në grupe, kujdeseshin për të vegjlit dhe ishin ndoshta me gjak të ngrohtë. Dhe bishtat? Lartë, si bishta pendësh, kryesisht horizontalë dhe mbi tokë. Ideja që dinosaurët ecin ende – apo fluturojnë ende – mes nesh u hodh nga John Ostrim i Yale University në vitet shtatëdhjetë, por mbeti kryesisht një argument deri kur mali i provave që sa vinte e rritej varrosi të gjithë kundërshtitë. Në vitin 1993, në shkretëtirën e Gobit, eshtrat e një Citipati u gjetën në një pozicion ku ngrohnin një fole me vezë. Studimet e skeletëve zbuluan qindra ngjashmëri mes zogjve modernë dhe dinosaurëve: duar me tre gishta, kyçet e këmbëve lart mbi tokë. Më pas, në vitin 1995, shkencëtarët nisën të zbulojnë copëza nga Sinosauripoteryx si dhe dinosaurë të tjerë me pupla nga provinca e famshme Liaoning në Kinë, ndërkohë që kulmi erdhi në vitin 2000 me zbulimin e një dromaeosauri të paprekur të mbuluar me pupla që kishte shumë prej tipareve fizikë të një zogu. “Eshtë e vulosur”, thotë Jack Horner, kurator i paleontologjisë në Muzeun e Universitetit të Montanës. Dikush mund të thotë: shikoni dallimin mes një gushëkuqi dhe një T-Rex-i. Sigurisht që ka shumë dallime, por mund të përdorësh ngjashmëritë për të përcaktuar afërsinë. Eshtë një paradigmë që ka ndryshuar”. Sa për zhdukjen e paraardhësve tokësorë të zogjve tanë, kjo pjesë e enigmës mbetet e pazgjidhur.

Leave a Reply

Back to top button