Shkence

Shkencëtarët e Projektit të Stephen Hawking zbulojnë sinjale misterioze

Sinjale misterioze të zbuluara në një galaktikë të largët nga astronomët që punojnë për projektin e Stephen Hawking për të gjetur jetë aliene, kanë shkaktuar një debat për atë se a mund të ketë ardhur nga UFO-t.

Projekti prej £ 77 milion kohët e fundit kapi 15 shpërthime të shpejtë valësh radio nga një burim i panjohur, duke çuar në spekulime që këto vinin nga yjet e neutroneve, vrimat e zeza apo teknologjia jashtëtokësore në të gjithë universin.

Shkencëtarët kanë vërejtur 24 sinjale të ngjashme që kur iniciativa për të zbuluar civilizime të huaja u krijua nga Profesor Hawking dhe miliarderi rus Yuri Milner, në janar 2016.

Një burim i shpërthimeve të përsëritura të radios, i njohur si “FRB121102”, u identifikua në një galaktikë xhuxhe rreth tre miliardë vite dritë larg Tokës në vitin 2012.

Drejtori i BL-it, Andrew Siemion, i tha The Guardian: “Nëse valët e radios dalin të jenë “me firmë” të teknologjisë jashtëtokësore, atëherë projekti ynë po ndihmon të shtyjë kufijtë e një zone të re të të kuptuarit tonë rreth gjithësisë”.

Duke reaguar ndaj lajmit në Tëitter, shkrimtari i National Geographic Nadia Drake tha: “Eshtë dembelizëm që të përmendësh alienët si një zgjidhje e mundshme e mjerimit tonë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button