Shkence

Shkencëtarët: Galaksia jonë “Rruga e Qumështit” është pjesë e diçkaje mbresëlënëse, shumë më të madhe

Screen Shot 2016-05-26 at 12.02.32Një grumbull yjor është një pjesë gjigande e hapësirës e mbushur me galaksi; është një prej strukturave më të mëdha që njeh njeriu, e cila ekziston në universin tonë të pafundëm. Një ekip shkencëtarësh me qendër në Hauai kanë gjetur një teknikë unike që i lejon të hartëzojnë këto super grumbuj yjorë. Ata kanë krijuar një stimulim shumë të bukur të makrokozmosit ku jetojmë të gjithë.

Ekipi ka hedhur në hartë lëvizjet e rreth 8000 galaksive fqinje me tonën. Grumbulli gjigand yjor njihet si Laniakea, që do të thotë “qielli i pamatë” në gjuhën e Hauait. Video më poshtë tregon secilin hap të procesit mbresëlënës në hartëzimin e Laniakeas.

Eshtë me të vërtetë mbresëlënëse kur e mendon. Kur vazhdon ta zmadhosh, ti sheh se Rruga e Qumështt është thjeshtë një qelizë gjaku e kuqe në këtë venë të pafundme të jetës. Kur shkon larg, duket sikur Rruga e Qumështit është thjeshtë një sektor shumë i vogël i një galaksie më të madhe.

Po sikur të shihnim njëkohësisht makrokozmosin dhe mikrokozmosin? Do të kuptonim që jemi njëkohësisht pjesë e një gjëje të pafundme – e vogël dhe e madhe! Hiqni kohën dhe hapësirën nga ekuacioni, dhe do të përftonit natyrën e vërtetë të realitetit tonë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button