Shkence

Shkencëtarët: Ja efektet që do të kishte një cunam në Mesdhe

Screen Shot 2015-08-27 at 3.40.47 PM

Ndonëse në masë më të vogël, krahasuar me Paqësorin dhe Indianin, cunamet mund të prekin edhe Mesdheun. Vlerësohet se 10 % e tërmeteve nënujorë në botë ndodhin pikërisht në Mare nostrum, teksa një ngjarje veçanërisht shkatërrimtare, ndodh një herë në 100 vjet. Një studim i Achilleas Samaras, studiues pranë Qendrës së Kërkimeve Industriale në Universitetin e Bolonjës, simulon pasojat e një fenomeni natyror të këtij lloji, mbi brigjet greke dhe siçiliane. Studimi është publikuar në “Ocean Science”.

RREZIK REAL

Cunamet në zonën lindore të Mesdheut, e cila ka qenë fokusi i studimit, ndodhin mbi të gjitha si pasojë e tërmeteve të shkaktuar nga fërkimi i pllakës afrikane nën atë euraziatike. Brigjet në fjalë kanë popullsi të dendur (banojnë afro 130 milionë njerëz) dhe janë lehtësisht të arritshme: muri i ujit duhet të kalojë një distancë të shkurtër, përpara se të mbërrijë në breg.

PIKE PA KTHIM

“Boshllëku më i madh në simulimet e cunameve – thotë Samarasi – lidhet me atë që ndodh kur cunamit ndodhen pranë brigjeve”, pra zona ku dallgët transformohen, bëhen më të pjerrëta e ndryshojnë drejtim, përpara se të mbërrijnë në breg.

Duke përdorur informacionet mbi shtratin e deteve, tiparet e plazheve dhe topografinë e zonës, skuadra ka realizuar një model të kompjuterizuar që tregon si formohen dhe përhapen cunamet në Mesdheun lindor.

PASOJAT

Studiuesit kanë futur të dhëna mbi tërmetet nënujorë dhe sipërfaqësorë të magnitudës 7 ballë pranë brigjeve të Siçilisë apo Kretës. Në të dy rastet, një cunam do të përmbyste zonat bregdetare deri 5 metra mbi nivelin e detit. Situata më e rëndë do të ishte në Kretë, ku 3.5 km katrorë tokë do të përfundonin nën ujë./Focus-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button