Shkence

Shkencëtarët mundësojnë fshirjen e kujtimeve ​

memoryShkenca do t’ju mundësojë njerëzve që të zëvendësojnë kujtimet e hidhura me ato të bukura, dhe t’i fshijnë tërësisht traumat, paralajmërojnë shkencëtarët amerikanë. Eksperimenti që emocionet dhe kujtimet e hidhura t’i zëvendësojnë suksesshëm me anë të dritës, mund të ndihmojë në trajtimin e traumave, por edhe të shkaktojë probleme dhe të manipulojë kujtesën e shumë njerëzve, paralajmërojnë ekspertët, raporton International Business Times.
Shkencëtarët me sukses kanë arritur që këtë eksperiment ta bëjnë tek një laborator minjsh, ku me anë të një laseri dhe neuroneve të ndjeshme në dritë, kujtimet e hidhura i kanë zëvendësuar me ato të lumtura. Së pari, shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts dhe Institutit Riken të Japonisë, me anë të inxhineringut gjenetik tek një grup i minjve, me anë të neuroneve, krijuan kujtime të ndjeshme për lloje të caktuara të dritës, transmeton Telegrafi.
Kjo iu mundësoi atyre të eksperimentojnë me laser, në mënyrë që të kontrollojnë neuronet në një proces të quajtur “Optogenetics”- Kontrolli i trurit përmes dritës. Shkencëtarët kanë ndarë minjtë në dy grupe. Njëri ishte në një klasë të veçantë dhe iu nënshtrua goditjeve elektrike, ndërsa të tjerët ishin të vendosur në të dytin, ku ata u lejohen të kalojnë kohë me femrat. Natyrisht, grupi i parë ka krijuar hapësirë negative në memorie, sepse asociononin në goditjet elektrike, të dytit pozitivisht, pasi që asociononin në “miushet”. Pasi që me ndihmën e neuroneve të ndjeshme në dritë është zbuluar se minjtë kanë krijuar kujtimet siç ishte parashikuar, shkencëtarët i ballafaquan me përvoja të kundërta. Para kësaj, iu aktivizuan neuronet, në mënyrë që ata të cilët ishin të ekspozuar ndaj goditjeve elektrike, ta perceptojnë këtë si një kujtim pozitiv, ndërsa ata që ishin me “miushe” , këtë ta përjetojnë si dhimbje. Të inkurajuar nga eksperimenti i suksesshëm, shkencëtarët shpresojnë se rezultatet pozitive të këtij studimi, do të mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Leave a Reply

Back to top button