Enciklopedike

Shkencëtarët rusë: Alienët do t’i takojmë për dy dekada

alien shipShkencëtarët rusë presin që njerëzimi të përballet me qytetërime të huaja brenda dy dekadave të ardhshme. “Jeta ekziston në planetet e tjera dhe ne do ta gjejmë atë brenda 20 vjetësh,” tha Andrei Finkelstein, drejtori i Akademisë ruse të Shkencave të Aplikuara Institutiti i Astronomisë, raporton agjencia e lajmeve Interfax. Duke folur në një forum ndërkombëtar dedikuar kërkimit të jetëve jashtëtokësore, Finkelstein tha se 10% e planeteve të njohura janë të ngjashëm me tokën. Në qoftë se mund të gjendet ujë atje, atëherë mund të ketë jetë, tha ai, duke shtuar se “të huajt” u ngjajnë njerëzve me dy duar, dy këmbët dhe një kokë. “Ata mund të kenë lëkurë të ngjyrave të ndryshme, ashtu si edhe ne,” tha ai. Gjatë fjalës së tij, Finkelstein theksoi se gjithë kohës ne kemi qenë në kërkim të qytetërimeve jashtëtokësore, kryesisht duke pritur mesazhe prej tyre.

Leave a Reply

Back to top button