Your Life

Shkova te gjinekologu dhe aty mora lajmin e hidhur: “Ishte tepër vonë”. Historia e trishtë e Raffaella Carra

“Një fëmijë nuk mund të programohet siç ndodh me një shfaqje televizive apo me një koncert. Isha tridhjetë vjeçe dhe ditët e mia ndiqnin shpejt njëra-tjetrën dhe ishin të mbushura plot me emocione, me intervista, prova teatrale, shfaqje dhe muzikë. Kur u përpoqa të kisha një fëmijë, shikoja me butësi dyqanet e dedikuara për fëmijët dhe imagjinoja një dhomë me ngjyra dhe një djep të vogël në qendër tësaj. Por ishte një lumturi që zgjati pak.

Kaluan muajt dhe fëmija që dëshiroja, nuk erdhi. Shkova te gjinekologu për një kontroll dhe aty mora njëlajm të hidhur: tashmë ishte tepër vonë. Mirëpo edhe unë doja të dhuroja në botë diçka po aq të mirë, sa ajo që kisha marrë në jetë.

Kështu që unë ia fala gjithë dashurinë që kisha përbrenda dy nipërve të mi. Fatkeqësisht, vëllai im ndërroi jetë i ri, kështu që unë u bëra një lloj ‘babai’ për ta dhe jo thjesht një hallë. Më pas, unë iu përkushtova birësimeve në distancë: tashmë mbështes fëmijët e vegjël në të gjithë botën dhe herë pas here i vizitoj ata. Nuk do ta harroj kurrë emocionin që ndjeva kur shkova në Guatemalë për të takuar Luisin, i cili në atë kohë ishte tetë vjeç. Ishin nëna dhe një vëlla tjetër i vogël i tij që m’u mbërthyen menjëherë në prehër.

Unë, si të thuash, u rrethova me fëmijë, duke arritur kështu ta mbushja atë boshllëk që ndieja përbrenda. Spontaniteti dhe pafajësia e këtyre fëmijëve më lejon të plakem në mënyrë paqësore, të qetësoj gjaknxehtësinë e karakterit tim, duke i lënë hapësirë ​​një Raffaelle më të qetë, racionale dhe më të duruar”.– Raffaella Carra’, një vit nga vdekja e saj.

Back to top button