Bota

Shoku Kim e ka gjetur zgjidhjen: Avionë prej druri

Koreja e Veriut po ndërton avionë luftarakë prej druri dhe kanavacë për të shmangur radarët. Bombarduesit e “skuadronëve të rrufeshëm” të shtetit të shokut Kim kushtojnë vetëm 30,000 stërlina secili. Mekanikët e ushtrisë po heqin pjesët metalike nga biplanët Antonov An-2 – të përdorur për spërkatjen e bimëve në Evropë. Pastaj ata shtojnë helika druri dhe një lëkurë kanavace. Ata shpresojnë se kjo do t’i lejojë avionët që të përvidhen nën radarët e sofistikuar të armikut, nëse do të shpërthejë lufta.

Regjimi i Kim Jong-un ndodhet në një rrezik përballje me raketa me SHBA, pasi tirani kërcënoi të kryejë teste bërthamore çdo javë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button