Enciklopedike

Shoqëritë e fshehta që influencuan historinë: Hajdutët Thuggees

Screen Shot 2015-06-22 at 09.25.40

E emërtuar sipas një një fjalë në gjuhën sanskrite që do të thotë “e fshehtë”,  Thuggees nga India i dhanë anglishtes fjalën “bandit”, si një mënyrë për të përshkruar një karakter të neveritshëm. Nga ana e tyre, Thuggees ishin më keq se çdo kriminel i zakonshëm në rrugë apo një antisocial i mërzitshëm.

Shpesh të paraqitur si pelegrinë që udhëtojnë, pre e tyre do të binin udhëtarët e tjerë në të gjithë nënkontinentin indian. Pas shumë vitesh të dëgjimit të raporteve për zhdukjen e fshatarëve, anëtarëve të familjes dhe miq, administratorët britanike në fillim të shekullit të 19-të filluan në fund të kuptojnë, se kishte një kult vrasës që vepronte me zemër të Perandorisë Britanike.

Pikërisht në këtë kohë, ata gjejnë varre masive në të gjithë vendin. Më keq akoma, çdo varr masiv pasqyronte anën tjetër më të errët, me trupat e përgatitur dhe varrosur në të njëjtën mënyrë. Ndryshe nga britgantët e Evropës, të cilët vrisnin për përfitime financiare, Thuggees ishin fanatikë fetarë që sipas një rituali therrnin viktimat e tyre si sakrifica për Kalin, Perëndeshën Hindu të shkatërrimit.

Për shkak se nuk deshin të derdhnin gjak, Thuggees përdornin një brez të verdhë për të mbytur viktimat e tyre. Thuggees, u ndaluan vetëm në sajë të përpjekjes të përbashkët të udhëhequr nga Lordi Uilliam Bentink, Guvernatori i Përgjithshëm të Indisë, i cili ndihmoi në burgosjen e mijëra prej  këtyre vrasësve./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button