Analiza

“Zgjedhim demokratikisht, por nuk qeverisemi demokratikisht”. Thirrja e një filozofi francez

 

Screen Shot 2016-02-26 at 09.16.57

“Regjimet tona mund të konsiderohen demokratike, megjithatë ne nuk qeverisemi demokratikisht”. Nis nga ky konstatim i hidhur, libri më i fundit i Pierre Rosanvallon, “Qeveria e mirë”, kapitulli i fundit i reflektimit të tij, tashmë më shumë se 10 vjeçar, mbi format dhe llojet e demokracisë. Studiuesi francez, që jep mësim në College de France, e fillon nga pakënaqësia e qytetarëve kundrejt qeverive të tyre, që nuk respektojnë rregullat e transparencës dhe përgjegjshmërisë, duke propozuar përtej kësaj, politika konfuze dhe të pakuptueshme. Një arsye, për të cilën e konsideron urgjente krijimin e një harte rregullash të qeverisjes së mirë dhe të modaliteteve që u mundësojnë qytetarëve të ushtrojnë një kontroll më të fortë mbi veprimet e politikës. Vetëm qeverisja e mirë, në fakt, mund ta mposhtë zhgënjimin me demokracinë. “Sot, basti i vërtetë i demokracisë nuk është karakteri demokratik i zgjedhjeve, por karakteri demokratik i qeverisjes”, shpjegon Rosanvallon, tashmë autor i shumë librave, mes të cilëve “Kundërdemokracia” dhe “Shoqëria e barazisë”.

“Në të kaluarën, jemi marrë mbi të gjitha me organizimin e sistemeve të zgjedhjeve, dhe jemi shqetësuar shumë më pak për mënyrën se si do ta ushtronin pushtetin të zgjedhurit. Kjo gjë kishte kuptim, atëherë kur Parlamenti ishte në origjinë të ligjeve. Sot parlamentet kanë ndryshuar për nga natyra, që nga instanca të pavarura prodhuese të ligjeve, janë shndërruar në instanca të varura prej ekzekutivit…

[real3dflipbook id=”975″]

Leave a Reply

Back to top button