Bota

Shpërfytyrimi i Europës

Në një kohë kur problemet që paraqesin komunitetet myslimanë të integruar keq po çojnë në rritje të euroskepticizmit, rreziqet për Europën nga brenda Belgjikës bëjnë thirrje për të kundërtën: më shumë bashëpunim për sigurinë, në të gjithë kontinentin. Si mundet Gjermania dhe Franca të bëjnë detyrën e tyre për mbrojtjen e qytetarëve të vet, kur, siç e tregoi nëntori i vitit që kaloi, Belgjika mund të jetë burimi i rreziqeve terroriste serioze?

Screen Shot 2016-03-24 at 09.08.35

Michael Brendan Doherty

Terrorizmi po fillon ta shpërfytyrojë Europën. Përtej çmimit të vetë masakrave, terrorizmi po ndryshon karakterin e politikës së Europës, duke kërcënuar që t’i bëjë marrëveshjet për BE-në të duken si utopira, dhe duke na çuar drejt kufizimeve dhe pengesave të reja për jetët e europianëve.

Sulmet terroriste të të martës në Bruksel, që ISIS i ka marrë vetë përsipër, vranë dhjetëra dhe plagosën me qindra. Zyrtarët atje thonë se prisnin një lloj hakmarrjeje, për arrestimin kohët e fundit të Salah Abdeslamit, i cili ishte i kërkuar në lidhje me sulmet e vitit që kaloi në Paris. Deri kur të ketë më shumë prova, është e pamundur të dimë nëse ky sulm ishte një hakmarrje, apo diçka e planifikuar më herët. Policia ka shfaqur gjithashtu prova se Abdeslami po planifikonte një sulm përpara arrestimit, ndoshta pikërisht këtë.

Belgjika është një vend i vogël, dhe qindra prej banorëve myslimanë të saj kanë udhëtuar për të luftuar për ISIS-in në Siri dhe janë rikthyer. Kërkesat për sigurinë dhe survejimin që imponon ky rrezik e kanë mbingarkuar shërbimin policor dhe të zbulimit, që edhe kështu ishin shumë të kufizuar. Në një kohë kur problemet që paraqesin komunitetet myslimanë të integruar keq po çojnë në rritje të euroskepticizmit, rreziqet për Europën nga brenda Belgjikës bëjnë thirrje për të kundërtën: më shumë bashëpunim për sigurinë, në të gjithë kontinentin. Si mundet Gjermania dhe Franca të bëjnë detyrën e tyre për mbrojtjen e qytetarëve të vet, kur, siç e tregoi nëntori i vitit që kaloi, Belgjika mund të jetë burimi i rreziqeve terroriste serioze?

Por më e frikshme është mënyra si Europa po ndryshon pas çdo sulmi. Kur kërcënohet siguria, menjëherë pas saj e ka radhën liria. Pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, Franca vendosi ushtrinë në rrugë, e cila shërbeu si një rojë gjysmë-e përhershme e sinagogave dhe institucioneve të tjera hebraike.

Edhe siguritë e dikurshme të politikës kontinentale po ndryshojnë. Marrëveshja e Shengenit, që u lejon europianëve liri lëvizjeje nëpër BE, ndoshta mënyra më e prekshme e paqes së Europës moderne që gëzojnë europianët, tashmë rrezikohet prej terrorizmit.

Në të njëjtën kohë, paaftësia e Europës për t’u marrë me rrezikun që i kanoset prej terrorizmit, apo qoftë edhe për të ruajtur një iluzion të kontrollit mbi imigrimin në kontinent, nxit rritjen e nacionalizmave populiste. Këto parti të reja, që sfidojnë të majtën, qendrën dhe të djathtën tradicionale, do të bënin më shumë se sa zhbërjen e Marrëveshjes së Shengenit, njëse ndonjëra prej tyre do të merrte pushtet në shtetet e mëdha europiane.

Zemërimi popullor me imigrimin po fillon madje të risjellë politika të fillimit të shekullit 20, ku lëvizjet popullore vishen me uniforma dhe marshojnë në lagjet “armiqësore”, për t’u shprehur dhe provokuar incidente. Shihni se si qyteti anglez i Lutonit është shndërruar në një skenë për një seri produksionesh rivale, islamiste apo anti-imigrante.

Disa përpjekje për t’u marrë me problemet e imigrantëve të paasimiluar shndërrohen në farsë. Pas asaj që u duk si një natë sulmesh seksuale masive të koordinuara në Vitin e Ri, kryebashkiakia e Këlnit, Henrietta Recker, një avokate e kauzës së rivendosjes së refugjatëve në Europë, këshilloi gratë “të rrinë të bashkuara në grupe, të mos ndahen, edhe nëse janë në atmosferë feste”. Ajo tha gjithashtu se ndoshta gratë europiane kishin nevojë për një “kod sjelljeje”, që tregon se nuk janë të disponueshme për t’u ngacmuar seksualisht nga të huajt në rrugë. Pikërisht në momentin kur tipari dallues i jetës perëndimore – liria për të shfaqur fytyrën në publik – po bllokohej përkohësisht, një udhëheqëse politike po i bënte një nder ligjit të Sharias, duke sugjeruar që gratë e pashoqëruara, ose “lozonjare” do të ishin të rrezikuara.

Kur një sens rendi dhe sigurie zhduket nga një shtet, menjëherë as tij zhduket liria. Udhëheqësit europianë mohuan për dekada të tëra se kishin probleme asimilimi, më pas bindën veten se radikalizimi brenda getove të Europës moderne do të zhdukej vetë. Tani ata pothuaj kanë bindur vetveten se një valë pothuaj e pakontrolluar migrimi, nuk përbën rrezik domethënës për Europën. Por dalëngadalë, ritmi i qëndrueshëm i sulmeve, kërcënimi i revoltës elektorale popullore, si dhe një klimë frike dhe autocensure, po e transformojnë Europën në diçka që kurrë nuk do të kish dashur të bëhej. /Theëeek – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button