Analiza

Shpërthimi i frikës. Ja e vërteta e Ebolës

Në fund, ajo që duhet të kemi frikë nukë është Ebola. Eshtë paaftësia e njeriut për të bërë vlerësime të shëndoshë të riskut. Ne reagojmë kryesisht ndaj “monstrës që mundemi të shohim” – terroristë, mot i keq, diktatorë të huaj, sëmundje të njohura. Por çdo ditë, zogj shtegtarë, lakuriqë nate dhe qenie njerëzore kalojnë kufijtë ndërkombëtarë, dhe një ditë ata do të bartin viruse që kanë pësuar mutacion, e që do të jenë shumë më infektues se sa Ebola. Kujdes nga “monstra e mikroskopit”!

ebola frikaCfarë ndodhi
Dy amerikanë që u infektuan me sëmundjen e Ebolës ndërkohë që trajtonin pacientë në Liberi mbërritën në SHBA për trajtim këtë javë, ndërkohë që është rritur shumë shqetësimi se shpërthimi i virusit në Afrikën Perëndimore po del jashtë kontrolli. Më shumë se 900 nga 1700 të infektuarit në Afrikë kanë vdekur, dhe agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për një mungesë burimesh në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Pacientët e mbërritur në SHBA u trajtuan me një ilaç eksperimental të patestuar më parë ndërkohë që ndodheshin ende në Liberi. Tom Frieden, drejtor i qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, garantoi amerikanët se Ebola nuk përhapet kollaj dhe që nuk ka gjasa të ndodhë një shpërthim i sëmundjes në vend. “Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për t’u mbrojtur është të ndalim sëmundjen që në burim, në Afrikë”, tha ai.
Shpërthimi nisi në pyjet e jugut të Guinesë në mars dhe që atëherë është përhapur në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Simptomat e virusit – i cili ngjitet përmes lëngjeve të trupit dhe mund të vrasë deri 90 përqind të të infektuarve – përfshijnë temperaturën, të vjella, si dhe hemorragji të madhe të brendshme dhe të jashtme. Banka Botërore ka mbledhur afro 200 milionë dollarë si ndihmë emergjence për qeveritë e prekura, ndërsa OBSH u mblodh këtë javë për të shpalur emergjencën globale. “Sëmundja po përhapet më shpejtë se sa përpjekjet tona për ta kontrolluar”, tha kreu i OBSH, Margaret Chan. “Nëse situata vazhdon të përkeqësohet, pasojat do të ishin katastrofike”.
Cfarë thanë editorialët
“Sëmundja vdekjeprurëse, virusi i të cilës pëson mutacion është shndërruar në lëndë të parë për filmat horror të Hollyëoodit”, shkruante The Guardian dhe “simptomat e makthit” të Ebolës – thuhet se viktimat mbyten në gjakun e tyre – mund të shkaktojnë lehtësisht panik. Por ndryshe nga SARS-i dhe sëmundje të tjera ngjitëse të frymëmarrjes, Ebola përhapet prej kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, si gjaku apo të vjellat e si pasojë është “relativisht e vështirë të ngjitet”.
Megjithëkëtë, ndalimi i përhapjes së shpërthimit më të keq të Ebolës në historinë e njerëzimit është një sfidë shumë e madhe, shkruante BloombergView.com.
Udhëtimet ajrorë rrisin shanset për përhapjen dhe shtrirjen e tij. Shumë prej të infektuarve u janë fshehur punonjësve të shëndetësisë. Të tjerë kanë injoruar paralajmërimet se larja e kufomave të viktimave para varrimit është një prej shkaqeve kryesore të përhapjes. Shtetet perëndimorë duhet të financojnë me urgjencë ekipe të specializuar punonjësisht të shëndetësisë për të ndalur përhapjen e virusit. “Kjo epidemi e Ebolës është ndryshe. Nëse nuk ofrohen burime për ta vënë nën kontroll, do të vrasë shumë më tepër njerëz në Afrikë dhe më tej”.
Cfarë thanë opinionistët
“Kush e ftoi Ebolën në Atlanta?” pyeste Ford Vox, edhe ai tek BloombergView.com. Dy misionarët amerikanë meritojnë kujdesin shëndetësor më të mirë të mundshëm, por nevojat e tyre duhet të peshohen “përkundrejt riskut katastrofik që virusi mund të përhapet në SHBA”. A nuk mundeshin doktorët të ngrinin një spital fushor në Liberi, i cili të pajisej me “elementët më kryesorë të njënjësie moderne të kujdesit shëndetësor?”
Por kjo nuk do i afrohej dot kurrë spitalit modern në Emory, shkruante Celine Gounder në reuters.com. Dhe shanset që sëmundja të përhapet prej njësisë së izoluar të spitalit janë pothuajse zero. Edhe nëse virusi, nënjë farë mënyre do të infektonte dikë tjetër, infrastruktura shëndetësore e Amerikës është e mjaftueshme për të ndalur përhapjen e saj.
Eshtë pothuajse e sigurtë që Ebola “do të mbetet një sëmundje afrikane”, shkruanin Steven Hoffman dhe Julia Belluz tek vox.com. Shkencëtarët janë përpjekur shumë për të gjetur një vaksinë dhe një kurë, por duke qenë se të prekurit janë ndër njerëzit më të varfër në botë, kompanitë farmaceutike shohin se nuk ka fitime në financimin e kërkimeve. Në fakt “më shumë para shkojnë për të luftuar rënien e flokëve dhe keqfunksionimin e ereksionit”. Por tani që Perëndimi është rrezikuar, një gjë e tillë mund të ndryshojë.
Në fund, nuk duhet të kemi frikë nga Ebola, tha Scott Z. Burns tek time.com. Eshtë paaftësia e njeriut për të bërë vlerësime të shëndoshë të riskut. Ne reagojmë kryesisht ndaj “monstrës që mundemi të shohim” – terroristë, mot i keq, diktatorë të huaj, sëmundje të njohura. Por çdo ditë, zogj shtegtarë, lakuriqë nate dhe qenie njerëzore kalojnë kufijtë ndërkombëtarë, dhe një ditë ata do të bartin viruse që kanë pësuar mutacion, e që do të jenë shumë më infektues se sa Ebola. Kujdes nga “monstra e mikroskopit”!

Leave a Reply

Back to top button