Your Life

Shpirtrat binjakë janë më tepër nga sa i imagjinojmë….

Janë partnerët tanë romantikë, persona me të cilët ndajmë jetët tona apo persona që nuk na lënë pavarësisht se çfarë ndodh? Shpirtrat binjakë janë persona që janë të distancuar nga ne në njëfarë mënyrë, apo mund të gjesh shpirtra binjakë në personat që takon rastësisht në jetë?

Shpirtrat tanë binjakë mund të jenë prindërit, kushërinjtë, vëllezërit, motrat, apo miqtët anë. Janë ata njerëz që na nxisin të ndryshojmë përgjithmonë. Në ndryshim nga çfarë mendon shumica, nuk e mendoj se shpirtrat binjakë janë domosdoshmërisht partnerë romantikë. Unë besoj se ata mund të gjenden në çdo lloj marrëdhënieje. Është e mjaftueshmë të na kuptojnë, të na plotësojnë, të na bëjnë të lumtur, pa qenë e nevojshme të jemi të martuar me ta.

Lidhja me persona të tillë është e natyrshme, pa qenë e nevojshme të stërmundohemi për ta mbajtur gjallë marrëdhëniën. Njerëzit binjakë nuk është e thënë të jenë partnerë romantikë, ata janë persona me të cilët ne biem dakord; persona që janë përherë të nxitur dhe të motivuar të ecin përpara; persona që na kuptojnë si asnjë tjetër dhe që na respektojnë mbi çdo gjë tjetër. Ata janë njerëzit që flasin me ne, pa qenë e nevojshme të shkëmbejmë fjalë me ta. Janë njerëz, prezenca e të cilëve na lumturon.

Marrëdhënia jonë me ta është e veçantë. Ndërsa i shohim, shohim përtej pamjes së tyre. Përqëndrohemi tek shpirti i tyre dhe e bindim veten se ata janë njerëzit më perfektë që kemi njohur ndonjëherë. Janë përherë në dispozicionin tonë, përherë gati për të na ndihmuar, për të dhënë pa kërkuar diçka mbrapsht në këmbim.

Shpirtrat binjakë na mësojnë mbi altruizimin, dashurinë, respektin, hapësirën dhe qetësinë shpirtërore. Janë këmbët tona në ditët, kur nuk ecim dot. Ata janë thesare të vërteta dhe na shfaqen përpara syve, atëherë kur ne nuk e presim. Përderisa na japin forcë dhe siguri në dyshime, përderisa na shoqërojnë në jetën tonë dhe na duan thellësisht, nuk është e thënë që ata të jenë vetëm personat me të cilët do të martohemi. Shpirtrat binjakë janë të gjithë ata që na bëjnë të ndihemi mirë me veten tonë, pa e ndjerë në asnjë moment nevojën për të ndryshuar diçka nga vetja. Dhe shpirtra të tillë ka kudo, në çdo formë marrëdhënieje që ekziston. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button