Thenie

“Shpresa është fjala që Zoti ka shkruar në ballin e çdo njeriu”. Disa thënie fantastike nga i madhi Viktor Hygo…

“Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe atë, për të cilën është e pamundur të heshtësh”.

“Kur një femër të flet, dëgjo se çfarë të thotë me sytë e saj”.

“Ai që hap derën e një shkolle, mbyll një burg”.

“Buzëqeshja është dielli që largon dimrin nga fytyra e një personi”.

“Ndryshoji opinionet, por qëndroji besnik parimeve të tua. Ndryshoji gjethet, por pa ndryshuar rrënjët”.

“Ekziston një spektakël më i madh se deti dhe ai është qielli; ekziston një spektakël më i madh se qielli dhe ai është brendësia e shpirtit”.

“Edhe pse jeta është e shkurtër, ne e shkurtojmë akoma më shumë duke e shpenzuar kohën kot”.

“Ki kurajo për dhimbjet e mëdha në jetë dhe durim për gjërat e vogla; dhe kur të kesh përmbushur me mundim detyrat e ditës, shko të flesh në paqe”.

“Është gjë e madhe të të duan. Është gjë akoma më e madhe të duash”.

“Ndodh përmes vuajtjes që qeniet njerëzore shndërrohen në engjëj”.

“Lumturia më e madhe në jetë është bindja se duhemi nga dikush”.

“Shpresa është fjala që Zoti ka shkruar në ballin e çdo njeriu”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button