Your Life

Shtatë fjalët e thjeshta, që mund të ndryshojnë ditën tuaj

Ne zakonisht nuk i kushtojmë shumë vëmendje fjalëve që themi, por jemi komunikues të lindur. Në fakt, tingëllon kontradiktore, por e vërteta është se ne e kalojmë gjithë ditën duke komunikuar jo vetëm me të tjerët, por edhe me veten. Edhe kështu, stili ynë i komunikimit është automatik, diçka që është formësuar gjatë viteve, në varësi të përvojave tona, dhe ne tanimë e përdorim atë pa qenë plotësisht të vetëdijshëm.

Prandaj, përdorim disa fjalë të caktuara më shumë se të tjerat. Për shembull, një studim i kryer nga Universiteti i Kolorados në SHBA, zbuloi se njerëzit me prirje për neuroticizëm përdorin një numër të madh të fjalësh të lidhura me emocionet negative. Një tjetër studim, i kryer nga Universiteti i Amsterdamit në Hollandë gjeti se personat e hapur preferojnë terma më abstrakte përshkrues, ndërsa njerëzit e mbyllur zgjidhnin mbiemra më specifikë.

Pastaj, nuk është e parëndësishme që periodikisht përftojmë nga fjalët që përdorim, sidomos kur kemi parasysh se ky dialog jo vetëm që ndikon tek imazhi që të tjerët kanë mbi ne, por mund të ndikojë edhe tek vetëvlerësimi ynë. Prandaj, më poshtë po propozojmë disa fjalë që duhet t’i përdorim më shpesh, por me vetëdije, dhe jo si robotë.

Fjalë të thjeshta që nënkuptojnë ndryshime të mëdha në jetën tonë

1. Sepse

Një fjalë e thjeshtë, por me fuqi të madhe. Në fakt, një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit në SHBA e përshkroi atë si “fjalën më bindëse në botë”. Në këtë eksperiment u vu re se kur njerëzit kërkonin një nder dhe shtonin frazën “sepse”, gjasat që tjetri të pranonte kërkesën rriteshin me 30 përqind.

Dhe kjo ndodh kur kërkojmë diçka dhe japim arsyet tona, kur jemi duke dëshmuar se e respektojmë personin që kemi përballë dhe i besojmë atij. Ne jemi duke apeluar ndaj të

kuptuarit të tyre, dhe i inkurajojmë ta vendosin veten në pozicionin tonë.

2. Faleminderit

Këtu nuk bëhet fjalë të falënderohet si një formë detyrimi, apo që kjo fjalë të përsëritet për inerci, thjesht për shkak të një “edukate të mirë”, por të falënderohet realisht, nga thellësia e zemrës. Dallimi është i dukshëm, pasi na lejon të lidhemi me të tjerët, duke u thënë atyre se e vlerësojmë realisht gjestin që bënë dhe se ai na ka ndihmuar vërtet. Në fakt, kjo fjalë ka një fuqi të madhe inkurajuese, për të dy, për atë që e thotë dhe atij që i drejtohet.

3. Më fal

Pak fjalë kanë një fuqi aq të madhe sa kjo, por vetëm kur janë fryt i një pendimi të sinqertë. Kur themi “më fal” jemi duke pranuar një gabim, por mbi të gjitha shprehim përulësi dhe dëshirën tonë për të riparuar dëmin. Megjithatë, nuk mund të abuzojmë me këtë fjalë. Një studim i kryer në Universitetin e Roterdamit në Hollandë, zbuloi se njerëzit priren të mbivlerësojnë efektin e një faljeje, dhe se këto të fundit janë të efektshme vetëm kur janë të sinqerta dhe shpjegojnë rrethanat tona, por pa u shndërruar në një justifikim.

4. Filloje!

Bota është bërë nga qëllime të mira, por në realitet, jeta ndryshon kur zbresim me këmbë në tokë dhe i hyjmë punës. Fatkeqësisht, vazhdojmë të shtyjmë ndryshimin në një kohë më të përshtatshme. Megjithatë, kur jeni të sigurtë mbi një qëllim, dhe pasi i keni vënë vetes një të tillë, thjesht duhet të filloni nga puna, ndërsa do të zbuloni rrugës si të vazhdohet më tej. Mos harroni se udhëtimi më i gjatë fillon me hedhjen e hapit të parë.

5. Jo

Vendosja e kufijve dhe të mësuarit për të thënë “jo”, është diçka thelbësore për të bërë jetën që duam vërtet. Nuk ka të bëjë me të paturit e një reagimi negativ në majë të gjuhës, por ne duhet t’ua bëjmë qartë të tjerëve se cilat janë prioritetet tona janë, kur mundet t’i ndihmojmë dhe kur jo. Kur s’mundeni apo nuk doni të bëni diçka, thjesht thoni “jo” dhe jepni një arsye, duke qenë sa më i qartë, përndryshe do të dukeni sikur po kërkoni falje. Mos harroni se keni të drejtë të investoni kohë dhe energji tek gjërat që ju japin realisht kënaqësi, apo që i konsideroni të nevojshme.

6. E megjithatë…

Kur bëni një gabim, ju zemëroheni dhe u bërtisni të tjerëve përreth apo fajësoni veten? Kështu reagojnë shumica e njerëzve. Por kjo mënyrë vetëm sa e përkeqëson më tej situatën. Prandaj kur gjërat nuk shkojnë siç i keni planifikuar, thoni thjesht “E megjithatë, nuk shkoi siç është planifikuar, por …”. Është e pashmangshme të mos bëni gabime, por mos mbani zi për to, përpiquni të shihni anën e mirë të gjërave. Është një fjalë e thjeshtë, por shkakton një ndryshim të madh të perspektivës.

7. Merr frymë

Çdo herë që jeni gati të shpërtheni, kur jeni të zemëruar apo kur stresi mbërrin nivelet maksimale, thjesht merrni frymë. Në të gjitha rastet, sipas nevojës. Frymëmarrja na ndihmon të rrikthejmë në gjendjen e mëparshme shumë funksione metabolike, që ndryshojnë kur jemi të zemëruar apo stresuar, si tensioni i gjakut dhe numri i rrahjeve të zemrës. Frymëmarrja është një ushtrim i shkëlqyer që do t’iu ndihmojë të qetësoheni dhe të mos bëni gabime.

Leave a Reply

Back to top button