Your Life

Shtatë gjëra që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Screen Shot 2015-11-07 at 18.49.50

Nga JESSICA AGYEKUM

Suksesi është një fjalë e bukur e cila na tingëllon mirë në veshët tanë. Shumë dëshirojnë të jenë të suksesshëm, gjithësesi suksesi duket se “viziton” vetëm një pakicë, dhe ia mbyll derën shumicës. Ndoshta pak njerëz kanë dëshirën ta bëjnë ambientin e tyre të favorshëm sa duhet, për të mirëpritur suksesin. Suksesi nuk do t’ia dijë se sa shumë ti e dëshiron, nëse do të ishte kështu, gjithkush do të ishte i suksesshëm. POr nëse e doni vërtetë, shmangni këto shtatë gjëra.

1. Zvarritja

“Do ta bëj më vonë” është shpesh ekuivalente me “Nuk do ta bëj asnjëherë”, ndonëse ai nuk është asnjëherë qëllimi prapa zvarritjes së diçkaje. Personi që nuk dëshiron që ti të kesh sukses nuk është as ish-i yt, as bashkëpunëtori yt, as fati, por zakoni yt i dashur, i quajtur zvarritje! Zvarritja nuk është vetëm hajduti i kohës, por edhe hajduti i shëndetit tënd, fatit tënd, jetës, dhe suksesit. Nëse ti vazhdon të jetosh me zvarritje, atëherë do të vazhdosh të shtysh palestrën dhe të ngrënët shëndetshëm për “më vonë”, do të vazhdosh të shtysh fillimin e biznesit tënd, vajtjen në shkollë, ose shkrimin e atij librit për më “vonë” – gjë që nuk do të ndodhë asnjëherë.

Nëse nuk e “divorcon” sot zvarritjen, ajo do të jetojë me ty përgjithmonë dhe do të të bëjë të pasuksesshëm. Zvarritja dhe suksesi nuk mund të jetojnë kurrë së bashku. Aty ku ka zvarritje, nuk ka sukses; aty ku ka sukses nuk ka zvarritje. Nëse Bill Gates do të ishte zvarritur me Microsoftin, ai nuk do të ishte miliarder sot.

2. Frika nga Dështimi

Nëse ti ke frikë se mos dështon, atëherë nuk je gati të triumfosh. Dështimi nuk është një pengesë, por një shkallë që të çon tek suksesi. Sa më shumë që t’i dështon, aq më i lartë do të jetë shansi për të arritur suksesin, nëse nuk dorëzohesh. Dështimi është një mësues – të mëson atë çfarë ti nuk je ushtruar dhe, nëse ti e lejon, do të të motivojë të gjesh rrugë të tjera të suksesshme. Njerëzit e pasuksesshëm lejojnë që dështimi t’i gjymtojë. Ata dorëzohen përballë dështimit dhe mbeten të fjetur. Nëse dëshiron të kesh sukses, duhet të heqësh dorë nga ajo frika e dështimit.

Njerëzit që janë të sakatuar nga frika mund të kenë një ide çudibërëse për të filluar një projekt, por ata shpesh kanë frikë se mund të dështojë, kështu që nuk e fillojnë fare projektin. Por në vend që të ndjeheni i tremburnga zëri i frikës dhe dështimit, pyet veten: Po nëse del me sukses? Dështimi nuk është fundi i rrugës, heqja dorë është! Bëhuni këmbëngulës.

3. Injoranca

Bota është në ndryshim të vazhdueshëm, nëse ti refuzon të mësosh, do të dalësh demode. Dija është pushtet. Të mësuarit nuk përfundon në shkollë. Çfarëdo fushe në të cilën je, ti ke nevojë të mësosh dhe të përditësohesh me informacion në mënyrë të vazhdueshme. Njerëzit e suksesshëm kanë një zakon të mësuari. Nëse ti e gjen veten vazhdimisht duke dështuar në diçka, mos e bind veten se suksesi është rrugës. Jo! Në të vërtetë, pyet veten se mos dështimet e tua shkaktohen si rezultat i padijes tënde. Nëse ti do të hapësh një kafene, por nuk di asgje rreth kafesë, asnjë sasi vendosmërie dhe këmbënguljeje nuk do të të bëjë ty të suksesshëm. Nëse vazhdimisht i qasesh ëndrrave me padije, rezultati do të jetë gjithmonë dështimi. Gjej kohë dhe së pari mëso. Çfarëdo që ti do të përpiqesh, harxho 90% të kohës tënde duke mësuar rreth saj. Mos bëj asgjë përpara se të kesh mësuar rreth saj, mos iu fut një pune përpara se ta kesh kuptuar tërësisht.

4. Mungesa e qëllimit

Gjithsekush ka një plan për ty. Kompania kabllore ka një plan për ty; ata e dinë se ti do t’i ndihmosh të rrisin shitjet e tyre këtë vit. Shërbimi i internetit ka një plan për ty; ata e dinë se ti nuk mund të jetosh pa të. Qiradhënësi yt ka një plan për ty. Shitësi i ushqimores ka një plan për ty. Shefi ka një plan për ty. Mark Zuckerberg ka një plan për ty; ai e di se ti do të futesh në Facebook dhe do ta ndihmosh atë të ndërtojë kompaninë e tij. Gjithkush ka një plan për ty-përveç teje!

Nëse dëshiron të kesh sukses, ti ke nevojë për një plan për veten tënde. Nëse nuk planifikon të kesh sukses, atëherë automatikisht planifikon të dështosh. Çdo ditë që zgjohesh, ti ke nevojë të dish ekzaktësisht pse je duke u ngritur. Për ty është e nevojshme të kesh një qëllim dhe një plan për jetën tënde. Njerëzit e suksesshëm e planifikojnë jetën e tyre, ata kanë një buxhet, ata kanë ëndrra dhe aspirata. Me qëllim që të kesh sukses në jetë, është nevoja që të kesh një plan të mirë dhe një sens drejtimi.

5. Mungesa e kurajës

Kurajo nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të vepruar pavarësisht rrethanave. Që të jesh i suksesshëm, ti duhet të kesh kurajë për ta bërë ëndrrën tënde realitet, pavarësisht pengesave. Kurajë është të kesh besim për të ndërmarrë veprime të guximshme, pavarësisht stuhive. Kurajë është veprimi i ndërmarrë me besim, dhe duke shpresuar për rezultate pozitive, pavarësisht situatës. Gjithmonë do të ketë arsye pse diçka nuk mund të bëhet, por njerëzit kurajozë i shohin gjërat si të realizueshme dhe gjejnë mënyra për t’i bërë ato. Ata nuk e lejojnë frikën që të diktojë veprimet dhe vendimet e tyre. Ata janë të orientuar drejt rezultatit.

6. Gjetja e fajit

Nuk ka problem nëse shihet faji, por nëse ti do të jesh i suksesshëm, mos përfundo ashtu. Më mirë sesa të ankohesh rreth asaj që është gabim në diçka, gjej sesi ajo mund të rregullohet. Njerëzit e suksesshëm i zgjidhin problemet. Në vend që të ankohen për shiun, ata shpikin çadrën.

7. Mungesa e vetë-besimit

Kur vëllezërit Uright vendosën të bënin avionin dhe e informuan babanë e tyre, ai tha: “Nëse Zoti do të kishte dashur që ne të fluturonim, ai do të na kishte bërë ne me krahë”.

Inxhinierëve u ishte thënë se ndërtimi i Digës Hoover do të ishte një detyrë e pamundur – është shumë e lartë, ka shumë ujë për t’u kontrolluar. Atyre u ishte thënë: “Juve jeni të çmendur, juve as nuk duhet t’u shkojë mendja për një punë të tillë”.

Kur shkencëtarët vendosën të vizitonin Hënën, më shumë sesa gjysma e amerikanëve menduan se ata ishin të çmendur. Artikuj gazetash ishin shkruar për t’u treguar atyre, sesa e pamundur do të ishte për të shkuar në Hënë. Shkencëtarë të tjerë gjithashtu i kritikuan ata që e besuan një marrëzi të tillë, duke u shpjeguar se sa e pamundur do të ishte ajo punë.

Vëllezërit Uright e vazhduan punën, megjithë mungesën e besimit. Sot, të gjithë fluturojnë me gëzim përqark botës. Kundërshtarët u bënë dëshmitarë të Digës Hoover. Kur njeriu zbriti në Hënë, u transmetua për të gjithë, që ta shikonin me sytë e tyre.

Mos i lejo njerëzit të flasin keq për ëndrrat e tua dhe të të thonë se ato janë të pamundura. Të besosh se mund ta bësh është gjithshka që të duhet. Çfarë ëndrre ke sot? Kush të thotë se nuk mund të realizohet? Shko bëje dhe provo që të gjithë të tjerët gabohen. Inc / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button