Your Life

Shtatë gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë gjithmonë

1. Vënë gjithmonë në dyshim status quonë

Budallenjtë vetëm pranojnë çdo gjë që u jepet dhe çdo gjë që duket të jetë “normale” për ta. Ata kurrë nuk shkojnë më lart dhe më thellë, për të bërë disa kërkime dhe për të vënë në pikëpyetje status quo-në aktuale. Njerëzit e zgjuar, në anën tjetër, nuk e pranojnë status quo-në dhe besojnë gjithmonë se duhet të ketë ndryshime dhe që ka boshllëqe, të cilat duhet të plotësohen.

2. Shfaqin “fytyrën e pokerit”

Ndonjëherë njerëzit e zgjuar as nuk veprojnë sikur janë të zgjuar, vetëm për të provuar kapacitetin mendor të njerëzve me të cilët kanë të bëjnë. Ata zakonisht “vendosin maskën e pokerit” dhe pretendojnë se thjeshtë po ndjekin pasivisht, atë që e shohin interpretimin e të vërtetës nga “audienca”.

Ata përdorin këtë taktikë për të studiuar natyrën e njerëzve me të cilët kanë të bëjnë, dhe formimin e një marrëdhënie afatgjatë me ta. Në këtë mënyrë, ata mund të dalin me metoda më efektive, për t’u shfaqur sikur e dinë se për çfarë po flasin, pa ofruar diçka shumë të panjohur ose të komplikuar për t’u kuptuar nga kolegët e tyre.

3. Kuptojnë konceptin e kohës

Njerëzit e zgjuar nuk lejojnë shpërqendrime ose trazira mendore për të humbur kohën e tyre, në përpjekje për të kuptuar diçka. Ata janë në gjendje të njohin atë që është e favorshme për procesin e tyre të të menduarit, me qëllim që të arrijnë objektivat që kanë. Një person i zgjuar është i vetëdijshëm se qenia njerëzore mesatare ndesh në shpërqëndrime të kota çdo ditë, dhe këto ndikojnë negativisht në jetën e tyre. Ata dinë se si të injorjnë këta “kalorës” të të vërtetës, dhe të përdorin aftësitë e tyre për të qenë produktivë, për hir të mirëqenies së tyre.

4. Bëjnë të heshtë zëri i brendshëm

Disa njerëz kanë bërë paqe me faktin që gjithmonë do të ketë një zë prapa kokës së tyre që u thotë se e kanë gabim, nuk mjaftojnë etj. Ata e kanë kuptuar që, sado e mundimshme të jetë kjo, ai zë është aty vetëm për t’i bërë të ndihen keq dhe t’i shmangë nga qëllimet e frutshëm dhe të vlefshëm të zemrës. Njerëzit e zgjuar janë gjithmonë të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur me ta, kur kanë lejuar këtë zë që t’i pengojë të ndjekin instiktin, duke i çuar në zhgënjim dhe keqardhje. Ju së shpejti do të zbuloni se zëri i brendshëm është duke krijuar një realitet të shtrembëruar të asaj që në të vërtetë ndodh në çdo moment. Një zëri, që është duke u përpjekur për ta bërë botën të duket shumë më e frikshme se sa është në fakt, thjesht nuk mund t’i besohet.

5. Debatojnë me veten

Ashtu si zëri i brendshëm i sipërpërmendur, njerëzit e zgjuar e kanë pranuar se truri e tyre do të bëjë gabime të pakujdesshme gjatë gjithë kohës, shumica e të cilave zakonisht kalojnë pa u vënë re, deri kur gabimi është bërë. Kjo është arsyeja pse ata e kuptojnë se çdo veprim serioz duhet të kontrollohet dy herë para se të kryhet, edhe në qoftë se ata nuk e ndjejnë nevojën për këtë. Ata qëllimisht nisin “debate” të vogla me veten e tyre, vetëm për të qenë 100% të sigurt se kanë bërë gjënë e duhur.

6. Veprojnë sikur janë kureshtarë

Njerëzit e zgjuar veprojnë mbi pyetjet që truri i tyre bën menjëherë, kur atyre u paraqitet një objekt apo një situatë. Ata janë sinqerisht të interesuar për përmasën, ngjyrën, formën dhe kuptimin e gjithckaje përreth tyre. Nëse një gjë që të tërheq vëmendjen duket e paqartë, thjeshtë shkruaje dhe pastaj bëj kërkime në lidhje me cilësitë dhe origjinën e saj.

7. Gjejnë thelbin e të vërtetës

E vërteta prapa cdo gjëje apo teoria, zakonisht është ajoq ë nuk e pret. Njerëzit e zgjuar përpiqen të kuptojnë përse bota operon ashtu si operon, si dhe përse shumë njerëz nuk e dinë përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje. Ata duan që të kenë njohuri ër blloqet ndërtuese të shoqërisë, si shkenca, ekonomia e madje edhe politika.

Ka shumë ide brilante, krijime, dhe arsye prapa rregullave që diktojnë mënyran se si ne jetojmë jetën tonë, apo si na shpaloset jeta jonë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button