Your Life

Shtatë mendime që do ju ndihmojnë të mos i merrni gjërat si personale

Screen Shot 2016-07-19 at 16.00.27

  1. Nuk mund t’i merrni gjërat si shumë personale, edhe nëse duket sikur është personale. Rrallëherë njerëzit i bëjnë gjërat për shkakun tuaj. Zakonisht i bëjnë për shkakun e tyre.
  2. Ti mund të mos jesh në gjendje të kontrollosh gjërat që njerëzit thonë dhe bëjnë ndaj jush, por ti mund të vendosësh që të mos zvogëlohesh prej tyre.
  3. Ti fiton një liri shumë të madhe, kur shkëputesh nga besimet dhe sjelljet e njerëzve të tjerë. Mënyra se si njerëzit të trajtojnë, është problemi i tyre, mënyra si ti reagon, është problemi yt.
  4. Merreni seriozisht kritikën konstruktive, por jo personalisht. Dëgjo dhe më pas vepro me intuitën dhe urtësinë tënde, si udhërrëfyesin tënd.
  5. Ti je E mirë sa duhet, E zgjuar sa duhet, E këndshme sa duhet dhe E fortë sa duhet. Nuk ka nevojë që të tjerët të vendosin për vlefshmërinë tënde – ti je tashmë E vlefshem.
  6. Nëse vërtetë do të përmirësosh vetëbesimin, vetëvlerësimin tënd, mos lejo që të tjerët të jenë përgjegjës për to. Mos lejo që të tjerët të dominojnë emocionet e tua.
  7. të gjithë njerëzit e fortë dhe të ftohtë që sheh, dikur kanë qenë të butë si bebe. Dhe kjo është tragjedia e të jetuarit. Kështu që, kur njerëzit janë të vrazhdë, bëhu e mirë, më e mira e vetes tënde. Jepu atyre që ke përreth qetësinë që vetë do të doje ta kishe, kur të të vijë një ditë e keqe, dhe të jesh e sigurtë që kurrë nuk do të pendohesh. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button