Motivuese

Shtatë mrekullitë e botës

Ana ishte një vajzë 9-vjeçare dhe jetonte në një fshati i vogël. Shkollën fillore e mbaroi në shkollën e fshatit. Ndërsa për klasën e 5-të e në vazhdim, duhet të shkonte në një shkollë në një qytet aty pranë. Ajo u gëzua shumë kur mësoi se u pranua në një shkollë me emër.

Shumë shpejt mbërriti dita e parë e shkollës së saj, dhe ajo po priste në mëngjes autobusin. Sapo ai erdhi hipi me shpejtësi. Ishte shumë e emocionuar. Kur autobusi arriti në shkollën e saj, të gjithë nxënësit nisën shpërndaheshin për klasat e tyre. Edhe Ana shkoi në klasën e saj, pasi pyeti nxënësit e tjerë se ku ndodhej ajo.

Kur e panë veshjen e saj të thjeshtë, dhe e kuptuan se vinte nga një fshat i vogël, nxënësit e tjerë nisën ta tallnin. Mësuesja mbërriti pas disa minutash, dhe u kërkoi të gjithëve të mbanin qetësi. Ajo e prezantoi Anën para klasës, dhe u tha se që nga ajo ditë do të studionte bashkëme ta.

Më pas mësuesja u tha nxënësve të bëheshin gati për një test surprizë! Fëmijët do tëshkruanin në një fletë se cilat ishin 7 mrekullitë e botës. Të gjithë nisën të shkruajnë me shpejtësi përgjigjen. Edhe Ana nisi të shkruante pro më ngadalë.

Kur të gjithë përveç Anës kishin dorëzuar fletët e tyre, mësuesja u afrua tek Ana dhe epyeti:Çfarë ndodhi zemër? Mos u shqetëso, thjesht shkruaj vetëm atë që di, pasi nxënësit e tjerë kanë mësuar mbi to vetëm disa ditë më parë”. Ana u përgjigj:Po mendoja se bota ka kaq shumë gjëra, sa është e vështirë të zgjedh vetëm 7!”. Më pas ajo ia dorëzoi fletën e saj mësueses.

Kjo e fundit nisi të lexonte përgjigjet e nxënësve.  Shumica i ishte përgjigjur saktë si Muri

i Madh i Kinës, Koloseu, Stonehedge, Piramida e Madhe e Gizës, Kulla e Anuar e Pizës, Tajmahal, Kopshtet e varura të Babilonisë etj. Mësuesja ishte e lumtur pasi nxënësit kishin sjellë në kujtesë atë që u kishte mësuar.

Në fund mori në dorë fletën e Anës dhe filloi të lexojë. Shtatë mrekullitë e botës janë:Të jesh në gjendje të shohësh, të jesh në gjendje të dëgjosh, të jesh në gjendje të ndjesh, të qeshësh, të mendosh, të jesh i sjellshëm dhe jesh në gjendje të duash!”. Mësuesja mbeti e shtangur, dhe po e ashtu e gjithë klasa. Pra një vajzë nga fshati i vogël u kujtoi dhuratat e çmuara që na ka dhuruar Zoti, të cilat janë vërtet një mrekulli.

Morali i historisë:Vlerësojeni atë që keni, përdorni atë që keni, besoni tek ajo që keni. Nuk ka pse të shkoni gjithmonë larg për të gjetur frymëzim. Zoti ju ka dhënë të gjithë forcën për të arritur qëllimet tuaja.

Back to top button