Analiza

Shteti islamik: Si ta luftosh, pa përsëritur gabimet e së kaluarës

Nga Didier Billion
Zëvendës drejtor Insitutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike

ISIS scud

Qysh prej disa javësh, vëmendja ndërkombëtare është përqëndruar në ekzekutimet e Shtetit islamik në Irak dhe në Siri. Kjo organizatë terroriste, e cila shpalli një kalifat në qershor 2014, karakterizohet nga një mizori dhe barbari absolutisht e dënueshme
Përpara tmerrit të krimeve të kryera, nuk ka debat mbi nevojën për të luftuar me vendosmërinë më të madhe hidrën xhihadiste. Gjithësesi, për të qenë efikasë dhe për të mos përsëritur gabimet politikë të së kaluarës, në këtë luftë ka nevojë të tejkalohet ana emocionale dhe të procedohet në një analizë të arsyetuar të situatës.
Në radhë të parë, duhet të kuptohen arsyet që kanë lejuar lindjen dhe zhvillimin e ISIS. Politikat e zbatuara kryesisht nga fuqitë perëndimore, qysh tani dhe më tepër se 20 vjet kundrejt Irakut janë shkaku kryesor i situatës aktuale. Embargo e tmerrshme e organizuar kundër popullit iraken pas luftës së vitit 1991, më pas agresioni ushtarak i vitit 2003 i orkestruar nga Shtetet e Bashkuara, shpuri në ndarjen e shoqërisë irakene.
Paul Bremer, prokonsulli i emëruar nga Bushi në Bagdad pas rënies së  Sadam Husseinit, vendosi t’i largonte të gjithë kuadrot e ushtrisë irakene, të shpërndante partinë Baathiste, të shkatërronte policinë dhe administratën e saj. Objektivi i neokonservatorëve anerikanë ishte qartazi të copëtonte kuadrin unitar të shtetit-komb iraken dhe të rikompozonte shoqërinë mbi baza komunitare, etnike apo konfesionale.
Vitet më pas gjeneruan një situatë kaosi të përgjithshme, në gjirin e së cilës grupe radikale xhihadiste sunite i rritën abuzimet.
Kjo luftë e të gjithëve kundra të gjithëve u zmadhua në pjesën më të madhe   nga pretendimi i një pjese të udhëheqësve irakenë shiitë për të kontrolluar të gjitha çështjet publike dhe vendimi i tyre për të përjashtuar komunitetin sunit  nga të gjitha funksionet e pushtetit.
Politika e bërë pa shumë mprehtësi nga Nuri Al-Maliki i cili, de facto, ishte pjesë e logjikës së iniciuar nga Uashington dhe i cili, duke margjinalizuar  sunitët, çoi një numër të tyre t’i bashkoheshin grupeve xhihadiste.
Në këtë fazë është e nevojshme të skicohen elementë të bilancit mbi politikat që kanë pretendimin e padurueshëm për të imponuar demokracinë nga jashtë, më shpesh nëpërmjet rrugës ushtarake. Vendosja e një sistemi të tipit demokratik ka nevojë për përpjekjen e përcaktimit se cilat mund të jenë karakteristikat kryesore dhe për të mos rënë në iluzionin që sistemet parlamentare perëndimore paraqesin, në mënyrë të detyrueshme, një model universal që  mundej mekanikisht të transpozohej në çfarëdo situate.
Udhëheqësit të cilët dëshirojnë sot të ngrejnë një koalicion për të shkatërruar  ISIS-in, gjithësesi duhet mirë që të reflektojnë dhe të bazohen në bilancin e ndërhyrjeve, të cilat janë rritur qysh prej vitit 201. Afghanistani, Iraku, Libia… përtej ndryshimeve  midis këtyre situatave, të pranojnë që në secilin nga rastet  bilanci është katastrofik: fundosja e rolit të shtetit, mohimi i shtetit të së drejtës, përkeqësimi i antagonizmave komunitare, mbretërimi i milicive, etj.
Në situatën e tanishme të Irakut, është e detyrueshme të mendojmë para së gjithash për çështjet e politikave thelbësore, për t’i dhënë një ndihmë afatgjatë qeverisë së re të drejtuar nga Haïdar Al-Abadi, për të mos rënë edhe një herë  në gabimet të cilat do të rrisnin kaosin.
Nga kjo pikëpamje, deklaratat e kohëve të fundit të Barack Obama apo të  François Hollande janë të paqarta dhe atyre u mungojnë veçanërisht saktësia  mbi objektivat politike të sakta që ato fiksojnë. Denoncimi i barbarisë  xhihadiste sigurisht është i nevojshëm, ajo nuk është e mjaftueshme për të rindërtuar Shtetin iraken dhe pra të eliminojnë shkaqet e avancimit ushtarak të ISIS.
Duhet në mënyrë të domosdoshme që çdo ndërhyrje ushtarake e organizuar kundra ISIS të jetë inkuadruar me një rezolutë të qartë, e votuar nga  Organizata e Kombeve të Bashkuara, pra me pëlqimin e anëtarëve të Këshiillit të Sigurimit dhe të gjitha shteteve të rajonit, dhe që ushtria irakene të veprojë në mënyrë të organizuar në terren.
Duhet  kuptuar se nëse janë vetëm fuqitë perëndimore të cilat marrin përsipër bombardimet, kjo do të kontribuonte edhe një herë që të ushqente tezën e përplasjes së qytetërimeve. Gabimi të paktën do të ishte paradoksal, pasi janë popujt e rajonit, të Irakut dhe të Sirisë në radhë të parë, të cilët janë viktimat kryesore të barabarisë të ISIS.
Para së gjithash janë ato që duhet të luftojnë terroristët e ISIS. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë veçse si mbështetje, mbi bazën e një rezolute të Kombeve të Bashkuara dhe me kërkesën e qeverisë për një bashkim kombëtar iraken.
Çdo metodë tjetër do të ishte destinuar për dështim dhe do të forconte kaosin në Irak dhe në rajon.
Në këto kushte, lufta kundra barbarisë të terroristëve mund të jetë kurorëzuar me sukses. Vendimet ushtarake, bombardimet ajrore duhet të mvaren nga objektivat politike.
Në radhë të parë të kontribuohet në restaurimin e Shtetit iraken, pa pretenduar të vendosen në vend popujt e interesuar. Për ta bërë këtë, duhet të afirmohet sërish sundimi i kuadrit unitar të shtetit-komb iraken, mbi çdo ndërtim tjetër të bazuar mbi baza komunitare, etnike dhe  konfesionale.
Për të luftuar në mënyrë efikase ISIS-in, nuk ka gjë më urgjente për të bërë gjithcka për të ndihmuar në restaurimin e autoritetit të qeverisë së bashkimit të Bagdatit, në respektimin e të drejtave dhe detyrave të gjithë komponentëve të shoqërisë irakene. Gjithashtu, prioritet është të pakësohet mbështetja që disa fise sunite i japin sot xhihadistëve.
Sfida është e madhe madje mjaft e ndërlikuar, por çdo rrugë tjetër do të shpinte në qorrsokak dhe do të kontribuonte në forcimin e ISIS, një fëmijë monstruoz i politikës së neokonservatorëve amerikanë dhe të Al-Kaedës. /LE MONDE/
Përgatiti: S. METANI
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button