Shkence

SHTYLLA KURRIZORE: Çfarë ndodh realisht në shpinën tonë?

Screen Shot 2016-06-25 at 09.17.49Shtylla kurrizore zë pozitën më të rëndësishme në skeletin e njeriut. Të gjitha kockat janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet kësaj kolone vertebrale. Kjo seri kockash kalon nëpër kurrizet tona si një burim tensioni, dhe ne ia detyrojmë asaj lëvizshmërisë tonë – pa të, ecja drejt s’do të qe e mundur. Shpina me 24 rruaza (plus kryqet dhe vertebrën bishtnore) ka edhe një funksion tjetër:Çdo rruazë individuale është  e ngushtë në qendër.

Së bashku të gjithë rruazat formojnë një tub të gjatë, dhe palca kurrizore, rruga kryesore nervore e trupit, kalon nëpërmjet saj. Palca kurrizore shkon direkt në tru, dhe së bashku këto dy komponentë përbëjnë sistemin tonë nervor qëndror. Kanali kockor në shpinë, ofron mbrojtje ideale për sistemin primar të komunikimit trupor. Por ajo nuk është e imunizuar nga dëmtimet:

Shpina e dikujt që është i përfshirë në një aksident të rëndë, mund të dëmtohet aq rëndë sa që fibrat nervore të thyhen. Rezultati është paraliza. Shkencëtarët janë duke punuar shumë për të zbuluar rrugët e rikuperimit të aftësive të tilla të dëmtuara rëndë. Ekzistojnë të dhëna paraprake që qelizat burimore apo hormone të caktuara, mund të përdoret për të “rregulluar” palcën kurrizore dhe bërë atë plotësisht sërish funksionale. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button