Bota

Shumë fronte të hapura, për një udhëheqës brutal, por të dobët. Dhe pesë mesazhe …

Sulmi i dyfishtë në Egjipt përmbledh disa simbole, shkruan sot Guido Olimpio në Corriere della Sera. Simboli i parë është që terroristët vazhdojnë luftën e tyre kundër koptëve, një fushatë e cila ka nisur që në kohët e fushatës së Gamaa Islamiya dhe që është çuar përpaa nga grupe të shkëputur më vonë. ISIS ka praninë e tij në Egjipt dhe në Libinë fqinje.

Simboli i dytë është se kjo është goditje e tmerrshme ndaj sigurisë së premtuar prej presidentit al Sisi. Mesazhi bëhet më i fortë sepse i paraprin vizitës së ardhshme të Papës. Ushtarakët përdorin metoda brutale në emër të luftës kundër ekstremizmit, por nuk e arrijnë dot objektivin.

Simboli i tretë? Egjipti është i sulmuar në shumë fronte. Pjesa veriore dhe qendrore e Sinait është teatër i veprimeve të Shtetit Islamik. Militantët vendosin mina, ngrejnë pusi, kryejnë aktivitete kryengritëse që vë në diskutim autoritetet qendrore.

Dhe mesazhi i katërt: kërcënimi ndaj qendrave urbane. Masakra në kishat në Egjipt u parapri prej një serie sulmesh, disa të kryer prej Hasm, krahu idhunshëm i Vëllazërisë Myslimane, sipas disave.

Mesazhi i pestë dhe i fundit i këtyre sulmeve, është se dimensioni egjiptian i fenomenit armiqësor shkrihet me atë ndërkombtar. Demonstrim i kësaj ishte shkatërirmi i avionit Airbus rus, në tetor të vitit 2015. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button