Shendeti

Shumë prej atakëve në zemër mund të shmangen. Ja sekretet

Shkencëtarët vlerësuan të dhënat nga 20.000 meshkuj të shëndetshëm suedezë, të moshës mes 45 dhe 79, gjatë një periudhe 12 vjeçare dhe kanë gjetur se vetëm një në njëqind ka ndjekur katër sjelljet kryesore të rekomanduara të një diete të shëndetshme, stërvitje të rregullt, alkool jo me tepri dhe mospirje e duhanit. Në mesin e këtij grupi të shëndetshëm, vetëm 1% pësuan një atak në zemër. Nga 8% që nuk ndoqën ndonjë dietë dhe mënyrë jetese të shëndetshme, 166 pësuan atak në zemër gjatë të njëjtës periudhë kohore. Kur analiza ishte i plotë, ekipi hulumtues arriti në përfundimin se ata individë që ndoqën rekomandimet dhe këshillat e kujdesit të zemrës, reduktuan rrezikun e një ataku në zemër deri në 80%.

Një studim në të gjithë botën që përfshiu më shumë se 16.000 njerëz në 52 vende po ashtu arriti në përfundimin se gati një në tre atake të zemrës (30%) është i lidhur drejtpërdrejt me zgjedhje të dobët dietash. Një dietë e pashëndetshme është e lidhur me ndryshime të yndyrës në mëlçi, tension të rritur të gjakut, kolesterol të lartë dhe nivele të lartë të triglicerideve si dhe shtim në peshë. Këta faktorë të gjithë rrisin ngarkesën e punës së zemrës, dhe rrisin nivelet e kimikateve inflamatore të cilat janë të lidhura me sëmundje të zemrës.

Por, nëse ndiqni një dietë që është miqësore ndaj zemrës, mund të reduktoni riskun e një ataku në të ardhmen, edhe nëse keni përjetuar tashmë një të tillë, kështu që nuk është asnjëherë vonë për t’ia filluar. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button