Zodiak

Si do të jetë e marta juaj? Horoskopi sot, 11 dhjetor 2018

Dashi

Jo çdo gjë do jetë e bukur gjatë kësaj dite, por ju do dini si të kaloni pa shumë mund çdo pengesë e të papritur. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që mëngjesi të ketë disa debate të vogla, por që do ju ndihmojnë të qartësoheni më tepër. Partneri do e kuptojë më mirë situatën dhe nuk do ju bëjë më vetëm ju përgjegjës të problemeve. Ju beqarët do keni frikë të pranojnë ftesat dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Në punë, nëse keni në dorë një projekt që ju pëlqen vërtet, mos u ndalni së bëri atë që mendoni. Nëse jeni në kërkim të një punë të re do ju shfaqen mundësi interesante. Buxheti do fillojë të kenë tronditje për shkak të shpenzimeve të festave.

Demi

Urani mund t’iu bëjë paksa nervozë sot, megjithatë ambicia juaj nuk do ndalet asnjë çast. Ditë e mirë për reflektim. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit e keni lënë pas dore atë që keni në krah për shkak të angazhimeve profesionale, sot gjithçka do ndryshojë. Do e trajtoni me ëmbëlsi atë dhe do e përkëdhelni gjithë kohës. Ju beqarët që do shkoni ne një udhëtim apo në një qytet tjetër do keni më shumë fat ta gjeni dikë interesant. Sipas Dritare.net, në punë do filloni një aktivitet të ri që do ju kërkojë më shumë angazhim dhe bashkëpunim. Impulsiviteti dhe pamaturia me shpenzimet mund të sjellin probleme financiare.

Binjakët

Për shkak të ndikimit disi negativ të Diellit dhe Neptunit sot do e keni të vështirë ta mbani gojën dhe mund të thoni gjëra të gabuara. Për ju që keni një lidhje nuk do jetë ditë plotësisht e qëndrueshme kjo e sotmja. Meqë të dy i dini mirë dëshirat e njëri-tjetrit duhet të mundoheni më tepër për t’ia plotësuar qejfet partnerit reciprok. Ju beqarët do i kushtoni më tepër rëndësi shoqërisë dhe nuk do mendoni si e si të krijoni një lidhje. Në punë, për sfidë ndaj kolegëve ose për inat, do bëni më shumë përpjekje dhe mund të lëndoni veten vetëm për të arritur sa më lart. Vendosmëria do jetë tipari kryesor. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Vetëm në këtë mënyrë nuk do keni probleme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk do shmangni asnjë përgjegjësi dhe do ndiheni më të gatshëm t’iu përgjigjeni pyetjeve të personave me të cilët ndani interesa të përbashkëta. Ju të dashuruarit do jeni në formë të shkëlqyer dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin tuaj. Emocionet do shumëfishohen dhe do ndiheni më mirë se asnjëherë. Ju beqarët do ndikoheni mjaft nga Urani dhe do e gjeni një person që do iu përshtatet më tepër. Në punë do kaloni edhe momente të mërzitshme, por në tërësi gjërat do ju ecin mirë. Në planin financiar do kryeni investime të rëndësishme të cilat do e përmirësojnë ndjeshëm buxhetin tuaj.

Luani

Edhe pse ambienti do jetë i ngrohtë, mundohuni të mos e teproni me asgjë gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me surpriza dhe kënaqësi pa fund. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do e rregulloni situatën dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk duhet të ngurroni ta hedhin hapin e pare nëse me te vërtetë iu pëlqen shume dikush. Në punë ambienti do jetë herë pas here i ngarkuar, por nuk duhet të qëndroni gjithë kohës në mbrojtje. Vazhdoni detyrën e nisur sepse do mbeteni mbrapa. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të bëni çfarëdo lloj investimi.

Virgjëresha

Do jeni shumë më të organizuar gjatë kësaj dite dhe komunikimi i mirë do ju ndihmojë të gjeni qetësinë. Nëse keni një lidhje do jeni më të qartë për atë që doni dhe do bëni disa ndryshime. Kujdes mos e lëndoni partnerin pa dashje. Nëse e mendoni të arsyeshme merrni edhe disa vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët do keni shije te çuditshme, por do e gjeni personin që keni ëndërruar. Në punë dita e sotme do jetë një fillim i ri me plot objektiva dhe angazhime. Në planin financiar do keni goxha vështirësi, kështu që bëni kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Me ndihmën e Mërkurit dhe Jupiterit sot do jeni shumë më të logjikshëm dhe më impresionues. Do dini si t’i kaloni edhe situatat më delikate. Atmosfera në çift do fillojë të ngrohet dhe komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit do jetë më i mirë. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Për ju beqaret nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Bëni akoma më tepër durim nëse doni të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë mirë është t’i bëni llogaritë mirë sepse ndonjëherë dy herë dy nuk bëjnë katër. Mos kini as besim absolut tek kolegët. Sipas Dritare.net, për të përmirësuar financat nuk duhet absolutisht t’iu besoni lojërave të fatit.

Akrepi

Sot do jeni të gatshëm të bëni lëshime në çdo fushë dhe vullneti nuk do ju mungojë asnjë moment. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni këtë ditë për të qëndruar pak larg partnerit dhe për të reflektuar mbi atë që doni të bëni në të ardhmen. Më mirë të merrni vendime tani sesa kur të jetë shumë vonë. Ju beqarët pa shumë mundim do arrini të bëjnë për vete një person mjaft tërheqës dhe të mençur. Në planin profesional asgjë nuk do ju trembë madje do ndërmerrni edhe iniciativa të reja mjaft të suksesshme. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Nuk pritet asnjë problem në këtë fushë.

Shigjetari

Shpeshherë do ju mungojë delikatesa sot dhe mund t’i mërzitni ata që keni pranë, por do reflektoni shpejt. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat që do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë të lumtur ashtu si doni ju. Në punë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse ai nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Sido që t’iu vijnë gjërat jini krenarë për veten dhe mos u ndalni. Financat në përgjithësi do jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike.

Bricjapi

Do keni më shumë besim tek vetja sot dhe përgjegjshmëria nuk do ju mungojë asnjë moment. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jete përgjithësisht e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Do tregoheni më tolerantë me atë që keni në krah dhe nuk do i mbani inate njëri- tjetrit. Ju beqarët do jeni sharmante dhe joshës. Të shumtë do jenë personat që do iu ngacmojnë, por asnjëri nuk do jetë i përshtatshëm plotësisht. Në punë do gëzoheni kur t’iu propozohet të punoni me një koleg dhe nuk do mërziteni edhe sikur të debatoni me të. Në fund të fundit gjërat e mëdha arrihen duke shkëmbyer ide e mendime. Financat më në fund do ekuilibrohen dhe nuk do keni probleme.

Ujori

Bëjini mirë llogaritë gjatë kësaj dite dhe mos u nxitoni të hidhni hapa kuturu. Jeta juaj sentimentale do jetë e mrekullueshme. Do harxhoni shumë kohë për atë që keni në krah dhe do ia kaloni më së miri në praninë e njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni njohje të reja, por nuk do arrini dot të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Askush nuk do iu duket i përshtatshëm. Në punë do keni debate me kolegët që sapo kanë ardhur. Nuk do ju pëlqejnë t’iu kritikojnë dhe do jeni shumë mendjemëdhenj. Po vazhduat kështu keni për t’i pasur më keq gjërat. Financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve marramendëse që do bëni.

Peshqit

Çdo gjë që keni kërkuar deri më sot do mund t’iu plotësohet gjatë kësaj dite. Jeta juaj sentimentale do shkojë më së miri. Do i lini pas të gjitha debatet dhe konfliktet që keni pasur me partnerin dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët do jeni të mbyllur në vetvete dhe nuk do doni të dilni e të argëtohen me miq. Dijeni se ne këtë mënyrë nuk keni për ta gjetur kurrë atë që kërkoni. Në punë do jeni tej mase të ngarkuar, por ama përqendrimin do e keni maksimal. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Për sa iu përket financave ato do jenë më të qëndrueshme se me parë. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button