Zodiak

Si do të jetë e premtja juaj? Horoskopi për sot, 19 tetor 2018

Dashi

Venusi dhe Hëna do ua zgjerojnë diapazonin gjatë kësaj dite. Po të jeni edhe më diplomatë e të sinqertë do jetë edhe më mirë. Me Marsin, planetin e dëshirës dhe seksualitetit, kjo ka për të qenë një ditë e mrekullueshme për ju që keni një lidhje. Sensualiteti juaj do të rizgjohet dhe do joshni më tepër. Edhe për ju beqarët do jetë një ditë mjaft e mirë. Do keni takime, por duhet thjesht të jeni më të hapur. Nëse në punë keni gjëra për të thënë bëjeni sot sepse nuk do pendoheni.  Gjeni vetëm mënyrën më të mirë për t’u shprehur. Me financat duhet të veproni me largpamësi. Pritet të jete një ditë me fat nga e cila mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim të vogël.

Demi

Për shkak të pozicionimit jo të mirë të Diellit në qiellin tuaj, sot  do bëheni agresivë kur të keni rivalitet të fortë sidomos në planin profesional. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin nuk do shkojë ashtu si duhet dhe mund të keni edhe mosmarrëveshje. Mundohuni t’i rregulloni gjërat në mënyrë që ai që keni pranë mos shkojë tek dikush tjetër. Hëna dhe Dielli do të bëhen aleatë për t’iu plotësuar ju beqarëve ëndrrat e mëdha. Dashuroni dhe do ndiheni të dashuruar. Sipas Dritare.net, në punë gjërat nuk kanë për të shkuar aq mirë sa ju keni menduar e sidomos nëse ushtroni aktivitetin në fusha strategjike. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që bëni kujdes.

Binjakët

Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rruga e duhur. Ju që jeni në një lidhje, edhe pse do keni shumë gjëra për të bërë, duhet të gjeni kohën për t’ia kushtuar të dashurit të zemrës suaj. Nuk do pendoheni, pasi me të do kaloni momente të paharruara. Për ju beqarët pritet një takim i veçantë. Do e kuptoni menjëherë sa ta shikoni se ai është personi i duhur me të cilin do kaloni jetën dhe do iu sjellë mjaft lumturi çdo moment. Në punë do jetë një fillim i ri edhe më i bukur nga sa e kishit menduar. Financat do fillojnë të përmirësohen, por gjithsesi ju duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të sjellshëm dhe bujarë çka do ju ndihmojë të zgjidhni edhe problemet që ju kishin dalë në fusha të ndryshme. Nëse jeni në një lidhje do kaloni çaste të mrekullueshme dhe gjithë kjo falë komunikimit të mirë që keni me partnerin. Ju beqarët më në fund do e kuptoni se sa shumë do ju ndihmojë sharmi që keni për të tërhequr personat e duhur. Do hidhni hapat e para drejt një histori të bukur dashurie. Në pune do bëni gjithçka që keni në dorë për të arritur synimet tuaja. Mundohuni të punoni edhe në grup dhe do e shihni që do keni sukses. Për çështjet financiare do jeni të shqetësuar dhe në fakt me të drejtë. Ato nuk do jenë të mira, por duhen shmangu edhe lojërat e fatit.

Luani

Nën ndikimin e madh të Mërkurit sot do doni që gjithçka t’iu ecë sipas planeve. Mungesa e korrektësisë nuk ju pëlqen aspak dhe mund t’iu ngrejë nervat. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale do iu ecë shumë mirë. Do jeni të rrethuar nga bashkëpunimi dhe sensualiteti. Gabimi I vetëm që nuk duhet të bëni është të kërkoni pafundësisht gjëra nga ai që keni në krah.  Ju beqarëve do iu dalë dikush para syve dhe do iu propozojë papritur. Mendohuni mirë para se të thoni jo sepse ai mund të jetë personi i duhur. Në punë do arrini rezultate të shkëlqyera, sidomos nëse do e lini pas frikën nga ndryshimet dhe do modernizoni metodat tuaja të punës. Financat do jenë shumë të dobëta.

Virgjëresha

Planetët do ua bëjnë ditën të bukur sot dhe do ju mbajnë larg telasheve. Bëni atë që do ndieni në çdo moment. Falë influencës së Venusit ju të dashuruarit do mund ta shijoni deri në fund lumturinë. Do ndryshoni edhe rutinën dhe do filloni ta programoni me qetësi të ardhmen. Për ju beqarët do jetë një ditë goxha e përshtatshme për takime. Papritur mund të bini edhe në dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtës askush nuk do jetë indiferent ndaj sharmit tuaj. Në pune do merrni frytet e përpjekjeve të mëdha e të lodhshme. Do nisni një projekt të ri dhe do e dini shumë mirë rrugën që duhet të ndiqni. Buxheti do përmirësohet dhe ju do ndiheni edhe më të qetë.

Peshorja

Sot duhet të mësoni t’i kontrolloni emocionet tuaja dhe të dini të ruani një komunikim sa më të ngrohtë me të gjithë ata që ju rrethojnë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ëmbël dhe të zjarrtë njëkohësisht. Duket se asgjë nuk do ju ndalë ta dashuroni sa më shumë partnerin dhe do kaloni momente të bukura me të. Ju beqarët do bëni edhe çmenduri të vogla vetëm për të gjetur personin ideal. Pritet një ditë me hare. Sipas Dritare.net, në pune do jeni më të hapur. Planetët do iu ndihmojnë në jetën profesionale madje edhe nëse jeni të papunë. Financat nuk do jenë të kënaqshme. Keni harxhuar shumë para kohët e fundit vetëm për t’i bërë qejfin vetes. Ndryshoni strategji sa pa qenë vonë.

Akrepi

Nëse nuk doni të keni probleme serioze më mirë mbylleni gojën sot dhe lërini të tjerët të flasin. Dëgjojini mirë, reflektoni dhe mendohuni çfarë do thoni më pas. Nëse keni një lidhje është më mirë të qëndroni pak larg partnerit për të shmangur debatet e konfliktet. Telefonojuni miqve dhe dilni me ta për të humbur mendjen. Nëse jeni beqarë dhe po kërkonit një takim me dikë interesant sot kjo do të ndodhë. Përgatituni shpirtërisht. Në pune gjithçka do shkojë si duhet. Për ekonomistet dhe tregtarët do jetë dite me shumë fat. Një udhëtim i shkurtër mund t’iu ndihmojë edhe në realizimin e një projekti. Për sa iu përket financave do mund të përfitoni nga një trashëgimi.

Shigjetari

Jupiteri dhe Mërkuri do bëhen aleatë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të jeni më të logjikshëm. Do kërkoni të kuptoni gjithçka dhe jo të gjykoni. Nëse keni një lidhje, Venusi do iu ndihmojë të zgjidhni keqkuptimet që keni pasur me partnerin. Në tërësi pas mesdite atmosfera do jetë më e ngrohtë. Përfitoni për t’i shprehur më tepër ndjenjat. Një takim i papritur do ua ndryshojë jetën ju beqarëve. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart, por as mos mendoni të hidhni hapa të mëdhenj. Në punë do ketë ndryshime të papritura në favorin tuaj. Përfitoni sa më tepër për të treguar se kush jeni dhe sa vleni. Buxheti duhet pasur më tepër nën kujdes. Reflektoni dhe gjeni mënyrën e duhur për të përmirësuar situatën.

Bricjapi

Sot duhet ta lini veten më të lirë dhe mund të përfitoni për të provuar gjëra të reja. Do merrni edhe një pamje tjetër e të tjerët do ju adhurojnë më shumë. Ju të dashuruarve do ju pëlqejë më tepër të përjetoni momente kënaqësie sesa të vendosni stabilitet në lidhjen tuaj. Kjo nuk është ide fort e mirë, por jeni ju që do vendosni. Ju beqarët do njiheni me dikë interesant dhe që do iu shtojë rrahjet e zemrës. Sido që të jetë mos u nxitoni për të marrë një vendim të rëndësishëm. Në punë do keni plot gjëra për të bërë dhe do ja dilni mbanë, por askush nuk do ju përgëzojë. Mos u mërzitni dhe shihni vetëm përpara. Plutoni do ju ndihmojë të keni shumë sukses në planin financiar. Për një herë të vetme mos ngurroni të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik.

Ujori

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të ndryshuar rutinën dhe me pak mund do ja dilni. Pasditja do jetë edhe më e privilegjuar për të marrë vendime. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente romantike me partnerin dhe do ndiheni shumë të lumtur. Nuk do iu mungojë as liria e as pavarësia. Ju beqarëve do iu jepet mundësia për të njohur dikë interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart sepse do të pendoheni. Në punë ka ardhur koha të vendosni pak rregull dhe të zgjidhni disa probleme të lëna pezull. Nëse i kaloni këto, gjithçka do shkojë për mrekulli. Do keni mbështetjen e miqve për gjithçka. Marsi do influencojë në sektorin financiar. Do bëni shumë shpenzime dhe për pasoje buxheti do dobësohet.

Peshqit

Nëse doni të flisni mendohuni mirë para se të shpreheni në mënyrë që mos thoni gjëra të kota apo që mund të dëmtojnë të tjerët. Nëse keni një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do tregoheni tolerantë. Do flisni për ato që keni kaluar dhe për të ardhmen së bashku. Mos bëni shumë plane, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Ju beqarët do joshni pa pushim. Mundësitë për takime do jenë të shumta, por nuk duhet të nxitoheni për asnjë arsye. Në punë gjithçka do shkojë mirë. Përfitoni nga kjo ditë për të qenë më të pavarur dhe pse jo të kërkoni një punë më të mirë. Me financat tregohuni më vigjilentë dhe mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni të keni probleme. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button