Shkence

Si do të jetojnë njerëzit në shkretëtirë?

Shkretëtirat nuk përcaktojnë vetëm “afatin” e bimëve dhe insekteve. Në luginën “Riftit të Madh’ në Tanzani, popullata Hadza jeton ashtu si etërit e tyre 10 mijë vjet më parë. Në fakt, i gjithë njerëzimi mund të gjejë rrënjët e gjurmëve të tij në shkretëtirën e Afrikës Lindore 100 mijë vjet më parë. Hadza-t nuk mbjellin dhe as rrisin bagëti, si dhe jetojnë pa rregulla apo kalendarë.

Në vend të kësaj, ata mbijetojnë përmes gjuetisë, me aq sa shkretëtira ka për të ofruar. Dhe këtu qëndron sekreti i këtij populli të lashtë: për shkak se vetmia nuk ofron shumë, Hadza-t janë zhvilluar si asnjë grup tjetër njerëzish. Gjithkush ka një tenxhere gatimi, enë për ujë dhe sëpata – konflikti dhe luftërat janë të rralla. Shkretëtira “i ka shpërndarë” njerëzit e Hadza-t në vende me ujë – faktin që fiset jetojnë shpesh jetojnë shumë kilometra larg nga njëri-tjetri, do të thotë se ata nuk kanë qenë kurrë të kërcënuar seriozisht, apo përjetuar ndonjë epidemi apo uri.

Duket e pabesueshme që një popull i lashtë gjuetar, ka arritur të mbijetojë në shekullin e XXI-të, ndërkohë që shumica e njerëzve janë duke e ndryshuar klimën dhe peizazhin e tyre, duke zhvilluar gjithnjë stile jetese përherë e më komplekse. Kthimi prapa i rrotës së kohës, është i pamundur. Përveçse në shkretëtirë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button