Nga Partha Gangopadhyay
Pavarësisht pakënaqësisë në rritje, mërmërimave të mekura dhe protestave të buta mes ekonomistëve, nuk mund të mohohet fakti se teoria e lojës ka marrë një rëndësi qendrore në ekonominë moderne. Në vitin 1994, çmimi i parë “Nobel” për tre ekonomistë që merreshin me teorinë e lojës – duke përfshirë edhe matematicienin John Nash – pranoi zyrtarisht rolin e padiskutueshëm që teoria e lojës ka luajtur në çuarjen përpara dhe fuqizimin e teorisë ekonomike.
Teoria e lojës ka të bëjë me vendim-marrjen, në një botë interaktive, ku vendimi më i mirë, i gjithësecilit vendim-marrës, varet nga vendimet që marrin të tjerët. Si rezultat, gjithësekush në këtë botë interaktive…