Shkence

Si e theu “Sentinel” kodin e vullkanit?

Screen Shot 2016-06-25 at 09.26.13

Shpërthimet vullkanike, tërmetet, cunami-njerëzimi është vërtet në rrezik të vazhdueshëm. Kur vjen puna tek fatkeqësitë natyrore, një faktor vendimtar mund të ketë domethënie në dallimin ndërmjet jetës dhe vdekjes: koha … Vullkanet në veçanti janë cilësuar prej kohësh si të paparashikueshëm dhe të vështirë për t’u deshifruar. Falë imazheve nga Sentinel, shkencëtarët janë tashmë të mirë-pajisur për të monitoruar aktivitetin tektonik dhe vullkanik, në mënyrë që të mund të përcaktojnë më shpejt detaje të tilla si mund të drejtohet lava pas një shpërthimi vullkanik, dhe si mund të mbrohen vendbanimet aty pranë. Këta satelitë mund të identifikojnë ndërkaq një objekt deri në 500 milje larg, edhe nëse është më i vogël se 1 metër. Në rastin e një përmbytje apo tërmeti, ekspertët mund të kenë shpejt një pasqyrë të zonës së krizës, dhe udhëzojnë drejtpërdrejti stafin e emergjencave civile në përputhje me rrethanat. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button