Shkence

Si funksionojnë në fakt galaksitë?

Screen Shot 2015-03-11 at 20.17.14Orioni është një prej konstelacioneve më të spikatur në galaksinë tonë, Rrugën e Qumështit, e cila është afro 120 mijë vite dritë në diametër, dhe përmban 400 miliardë yje. Shtëpia qiellore e sistemit tonë diellor është një galaksi në formë spiraleje, me një strukturë qendrore yjesh. Por pyetja se si galaksitë organizohen në këtë mënyrë dhe në forma të tjera fantastike i ka lënë vazhdimisht të habitur astronomët. Përse nuk janë në formë katrore? Ose tubulare? Përse kanë prirjen të jenë ose spirale, ose eliptike? Shkencëtarët kanë vënë re edhe një tjetër cilësi të vecantë të galaksive – ato formojnë yje me një ritëm që konsumon më shumë materia nga sa kanë në të vërtetë brenda tyre, e megjithatë ia kanë dalë mbanë ta ruajnë këtë ritëm krijimi të yjeve për miliarda vite. Në vitin 2012, shkencëtarë të Institutit Max Planck në Gjermani ofruan teorinë më të mirë që ekziston: riciklimi galaktik, një proces sipas të cilit Rruga e Qumështit dhe galaksi të tjera rigrumbullojnë atë masë që humbasin. Ekipi gjeti prova të gjashtë galaksive të largëta që rimarrin gazra, të cilët ishin lëshuar kur yjet e tyre ishin shuar, ashtu si dhe rrezatimin nga diej të shndritshëm.

Leave a Reply

Back to top button