Ekonomi

Si funksionon – dhe nuk funksionon – “dora e padukshme” e tregut?

Asnjë komb nuk është i njëjtë dhe në shekullin e 18-të dhe 19-të, Anglia kishte disa avantazhe natyrore që nuk i gëzonin vendet e tjera, të cilat gjithashtu kontribuan në suksesin e saj ekonomik. Një komb-ishull me një flotë të fuqishme, me një etikë pune protestante, me një monarki kushtetuese që gradualisht i linte vendin një demokracie parlamentare, Anglia ekzistonte në një mjedis rrethanash unike, asnjëra prej të cilave nuk llogaritet kollaj nga ekonomia e “dorës së padukshme”

Ka pak koncepte në historinë e ekonomisë që janë keqkuptuar dhe keqpërdorur, më shumë sesa “dora e padukshme”. Për këtë, ne mund të falenderojmë më shumë personin që e shpiku këtë frazë: ekonomistin skocez Adam Smith, në librat e tij të shekullit të 18-të, “Teoria e Ndjenjave Morale” dhe “Pasuria e Kombeve”.

Tek “Teoria e Ndjenjave Morale” botuar në vitin 1759, Smith përshkruan se si individët e pasur “udhëhiqen nga një dorë e padukshme, për të bërë pothuajse të njëjtën shpërndarje të nevojave të jetës, të cilat do të ishin bërë, nëse toka do të ishte e ndarë në pjesë të barabarta mes të gjithë banorëve të saj, dhe kështu pa e patur si qëllim, pa e ditur, ata çojnë përpara interesin e shoqërisë”. Ajo që e çoi Smithin në këtë përfundim ishte ideja e tij që njerëzit e pasur nuk jetojnë në vakum: ata duhet të paguajnë (dhe kështu ushqehen) individët që rrisin ushqimin e tyre, prodhojnë sendet e tyre shtëpiake dhe punojnë si shërbëtorë të tyre.

Thënë thjesht, ata nuk mund t’i mbajnë të gjitha paratë për vete!

Deri në kohën kur shkroi “Pasuria e kombeve”, botuar në vitin 1776, Smithi …

[real3dflipbook id=”1474″]

Leave a Reply

Back to top button