Your Life

Si lindi Dita e Gënjeshtrave? Ja cilat janë teoritë kryesore

Ne të gjithë e dimë se 1 Prilli i çdo viti, i quajtur edhe si Dita e Gënjeshtrave, është dita kur ne duhet t’i lexojmë me më shumë kujdes lajmet në internet, ose të jemi vigjilentë se mos vihemi në lojë nga kolegëve tanë në punë. Edhe pse 1 Prilli nuk është një festë zyrtare si Krishtlindjet apo Pashkët, kremtohet në të gjithë botën.

Por pak njerëz e kuptojnë se çdo shaka e planifikuar duhet të bëhet para mesditës së asaj dite, apo se në fakt “budallai”  është ai që luan rolin e “shakaxhiut”. Por si, kur dhe ku nisi kjo traditë e pazakontë? Askush nuk e di me siguri. E sigurt është se Dita e Gënjeshtrave ka një histori të gjatë, që nis që nga Roma e Lashtë, në mos më herët se aq. Ja cilat janë disa nga teoritë kryesore.

Festivali i lashtë romak i Hilarias

Në kohën e Romës së lashtë, Festivali i Hilarias, një term që në latinisht do të thotë i  gëzuar dhe i qeshur, mbahej në fund të çdo muaji marsi. Në të merrnin pjesë vetëm ithtarët e kultit të Sibelës, Perëndeshës të Shërimit, Pjellorisë, dhe një mbrojtëse në kohë luftë.

Gjatë festivalit njerëzit mbanin maska në fytyrë dhe bënin shaka me bashkëqytetarët e tyreqë nuk dyshonin për asgjë. Disa studiues besojnë se mund të ketë edhe ndonjë precedent për Festivalin e Hilarias në Egjiptin e lashtë midis ndjekësve të kulteve të Isis, Osiris dhe Set. Edhe pse s’ka asnjë provë që Dita e 1 prillit është e lidhur përfundimisht me Festivalin e lashtë romak të Hilarias, ne e dimë me siguri se ai festival zhvillohej në javën e fundit të marsit dhe përfundonte më 1 prill.

Dita e Gënjeshtrave të Prillit sipas Xhefri Shouser

Një teori tjetër përmend Xhefri Shouser, shkrimtarin dhe poetin anglez të shekullit XIV, tëmirënjohur për Tregimet e Kantërbërit. Në një nga tregimet e tij, shkruar rreth vitit 1390, një gjel mashtrohet nga një dhelpër, dhe gjithçka ndodh 32 ditë pas 1 marsit ose më 1 prill.

A mund të jetë Dita e Peshkut në prill?

Si një origjinë e mundshme përmendet një festë që mbahej në Francën e shekullit XVI. Nëatë kohë, populli francez kaloi nga kalendari Julian, i përdorur që nga romakët, në kalendarin Gregorian të hartuar afërmi, që e përdorim sot. Me këtë ndryshim, fillimi i vitit kaloi nga 1 prilli në 1 janar.

Por jo të gjithë e pranuan sistemin e ri kalendarik. Dhe ata që i mbetën besnikë kalendarit tëtjrët, apo që thjesht nuk e kishin dëgjuar lajmin vazhduan ta festonin Vitin e Ri më 1 Prill, diçka që të tjerëve u dukej shumë idiote. Dhe francezët bënin shaka me të paditurit, duke i quajtur ata poisson davril, ose “Peshq Prilli. Ky term mund t’i jetë referuar bollëkut tëpeshqve muajin prill, duke i bërë ata më të lehtë për tu kapur.

Festa e Ekuinoksit Pranveror

Ekzistojnë një mori teorish të tjera rreth origjinës së Ditës së Gënjeshtrave, duke përfshirë ceremonitë fetarë të Druidëve, dhe ato mbi Ekuinoksin e Pranverës, kur vetë moti pranverormund të jetë i çuditshëm dhe tekanjoz. Në Indi ekziston edhe Festivali hindu i Pranverës, i quajtur Holi. Ai është i zakonshëm në Indinë Veriore, dhe pjesëmarrësit bëjnë shaka duke gjuajtur njëri-tjetrin me pluhur me ngjyra të ndezura, për të shënuar në këtë mënyrëndryshimin e stinëve nga dimri në pranverë.

Back to top button