Shkence

Si marrin formë stereotipet (ose përse jemi këta që jemi)

Studimi i ri nga Skocia ka gjetur se është për të ardhur keq mënyra sesi ne e  përpunojmë dhe e ndajmë informacionin.
Të padrejta dhe fyese siç mund të jenë ato, stereotipet janë kudo. Logjika na thotë se është qesharake që të etiketojmë të gjithë, ose shumicën e anëtarëve të një grupi të caktuar etnik si dembelë, ose të pabesë, ose jashtëzakonisht të zgjuar, por të menduarit e tillë duke i rënë shkurt, mbetet jashtëzakonisht elastik.
Pse e bëjmë këtë? Si zhvillohen stereotipet e tilla? Në një studim të ri interesant, një ekip studiuesish, i udhëhequr nga psikologu Martin Douglas i Universitetit të  Aberdeen ofron dëshmi se ata janë një rezultat i pafat i mënyrës sesi ne përpunojmë dhe komunikojmë njohuritë. “Procesi i kalimit në mënyrë të përsëritur i informacionit social nga personi në person mund të rezultojë në formimin e paqëllimshëm dhe spontan të stereotipeve kulturore,” shkruajnë studiuesit në revistën Shkenca psikologjike.
Në thelb, ata shkruajnë, se mendjet tona janë të lidhura fort në mënyrë telegrafike për të kategorizuar informacionin dhe për të krijuar shkurtimet mendore (cilësia A është e lidhur me sjelljen B). Kjo na ndihmon t’i mbajmë njohuritë duke përdorur përpjekje minimale mendore, dhe ofron një ndjenjë të nevojshme të strukturës në atë që do të ishte ndryshe një univers kaotik.
Ne kemi marrë rrjete komplekse të informacionit dhe, në procesin e ndarjes me të tjerët të asaj që ne kemi mësuar, krijojmë “një sistem të thjeshtuar progresiv, shumë të strukturuar, dhe lehtësisht të asimilueshëm” të stereotipeve.  Duke bërë këtë, megjithatë, nuancat dhe komplikimet janë të prirura të hidhen poshtë.


Shpesh, shkruajnë studiuesit, stereotipet fillojnë me një “bërthamë të së vërtetës”, që më pas fryhet në një të vërtetë të rëndomtë të përhapur gjerësisht për sa i përket një grupi njerëzish. Por herë të tjera, ato mund të rriten me sa duket nga asgjëja.
Martini dhe kolegët e tij sigurojnë dëshmi të fundit në një eksperiment në të cilin krijesa imagjinare-specifike, alienëve të hapësirës i​u atribuoheshin cilësi të grupuara rastësore. Siç doli, nuk u desh shumë kohë që të formoheshin stereotipet rreth tyre. Çdo alien u krijua nga një vijë e thjeshtë vizatimi duke kombinuar karakteristika prej tre dimensionesh: forma (njëri ishte ose një rreth, katror, ose drejtkëndësh); ngjyra (blu, jeshile, ose të kuqe); dhe lëvizja (kërcim, diagonale, ose horizontale).
Këto kombinime çuan në 27 alienë unikë, secilit prej të cilave iu dha rastësisht një sërë tiparesh të personalitetit. Për shembull, alienët katrore jeshile që ecnin me kërcim ishin të etiketuar si privatë, kuriozë, të pastër, arrogantë, seriozë, dhe nervozë. (Me kë ju ngjan kjo?)
Eksperimenti paraqiti 168 studentë të Universitetit të Aberdeen të cilët formuan një seri “zinxhirësh”, në të cilët informacione mbi alienët kaluan poshtë nga një “brez” në tjetrin.  “Në fazën fillestare të trajnimit, pjesëmarrësit të parë në një zinxhir, iu treguan 13 nga 27 alienët dhe u përpoq të mësonte cilësitë e tyre shoqëruese,” shkruajnë studiuesit. “Në fazën e mëvonshme të testimit, pjesëmarrësve iu treguan të 27-të alienët, të dyja grupet, të 13 që ata i kishin hasur gjatë trajnimit dhe të 14 që kishin mbetur të pa parë-dhe iu kërkua të identifikojnë cilësitë që lidhen me çdo alien. “Cilësitë që zgjodhi pjesëmarrësi ishin përdorur si materiale të trajnimit për pjesëmarrësin tjetër në zinxhir”, i cili përsëriti procesin. Dhe kështu vazhdoi përmes shtatë brezash.
Rezultati ishte një lloj loje telefoni i prishur, në të cilat u ngatërrua informacioni fillestar, por në mënyra shumë të specifike.  “Me kalimin e gjeneratave të shumta, u zhvillua një marrëdhënie sistematike” raportuan Martini dhe kolegët e tij. Disa alienë të caktuar “u lidhën fort me posedimin e cilësive specifike.” Për shembull, “në fund të një zinxhiri, qytetarët alienë blu ishin kryesisht ‘të ndjeshëm’ dhe ‘të suksesshëm,” ndërsa qytetarët alienë të gjelbër ishin’ vulgarë.”
Si ndodhi kjo? “Nga fillimi i zinxhirëve, pjesëmarrësit mbivlerësuan ngjashmërinë brenda-kategorisë të alienëve, dhe ishin të prirur të mendonin se alienët që ndanin tipare të përbashkëta gjithashtu ndanin atribute të personalitetit,” shkruajnë ata. “Në mënyrë përmbledhëse, këto mbivlerësime cuan në zhvillimin e një strukture kategorike, me disa atribute, duke u shoqërizuar me disa karakteristika të alienëve.”
Ky proces ka ndodhur, shtojnë studiuesit, “pa dashje.” Ai thjesht reflekton mënyrën sesi punojnë mendjet tona. Ne kemi marrë rrjete komplekse të informacionit dhe në procesin e ndarjes me të tjerët të asaj që që ne kemi mësuar, krijojmë “një sistem të thjeshtuar progresiv, shumë të strukturuar, dhe të asimilueshëm me lehtësi “të stereotipeve”.
Natyrisht, ky model është krijuar nga Skocezët, dhe ne të gjithë e dimë se ata janë … (plotësoni stereotipin tuaj të preferuar). / BBC – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button