Histori

Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta: Gjeneralët nazistë në Trent Park

Screen Shot 2016-08-23 at 21.20.26Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjeneralë nazistë që ishin kapur robër nga britanikët u trajtuan me një dashamirësi të pabesueshme – ose të paktën kështu mendonin ata. Në të njëjtën kohë, rreth 59 gjeneralë nazistë u mbajtën të burgosur në një shtëpi luksoze të quajtur Trent Park. Atje u jepej ushqim i mirë dhe në përgjithësi çdo gjë që ata dëshironin.

Ata mendonin se kishin arritur një marrëveshje të mirë si të burgosur lufte, por nuk e dinin se çdo fjalë e tyre përgjohej nga Intelligenca Britanike. Brenda Trent Park gjendej “Dhoma M”, ku refugjatët gjermanë punonin me inteligjencën britanike për të rregjistruar bisedat e gjeneralëve. Informacioni që përftuan rezultoi vendimtar.

Sikurse e pranoi edhe Uinston Çërçill, “Po të mos ishte për këtë operacion përgjimi, ne mund të mos e kishim fituar luftën”. Disa nga gjërat që u mësuan në Trent Park qenë vendndodhja e një stacioni të fshehtë të lëshimi të raketave V-2, fakte mbi teknologjinë jetike ushtarake, dhe abuzimi me hebrenjtë nga ana e nazistëve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button