Horizonti.al

Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta: Kauboji Mormon i Panço Vilës

Screen Shot 2016-08-17 at 14.02.45Gjatë Revolucionit meksikan, Panço Vila u detyrua të gjente miq në çdo cep të vendit për të qëndruar një hap përpara atyre që e donin të vdekur. Një aleat i pazakontë qe një tregtar Mormon i quajtur Xhes Tejlor. Armiqtë e Vilës ishin të njohur për bastisjet e kolonive Mormone në Meksikë, vjedhjen e furnizimeve të tyre ushqimore si dhe mbajtjen e robërve për shpërblime.

Vila ra dakord t’i ndihmojë këto koloni nëse Tejlori do t’i tregonte vendndodhjen e armikut. Tejlor, që dukej nga jashtë si një kauboj i zakonshëm dhe nuk ngjallte asnjë dyshim, ishte ndërkohë duke udhëzuar Vilën dhe ushtrinë e tij drejt armikut. Ata ishin të suksesshëm në përpjekjet e tyre, dhe Vila i mbeti përgjithmonë borxhli kaubojit Mormon. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button