Enciklopedike

Si mund ta zbulosh që dikush është narcizist?

Screen Shot 2015-01-25 at 5.29.36 PMMjafton ta pyesësh: “Më thuaj sa narcizist je, nga 1 në 7?” Përgjigja do të jetë e besueshme po aq sa edhe testet shumë të sofistikuar. Këtë gjë e mbështesin 11 studime, të kryer mbi 2200 vullnetarë, të kryer nga një ekip psikologësh amerikanë të Universiteteve të Ohajos dhe të Miciganit dhe të Kolegjit Getisbërg.
Studiuesit kanë vënë përballë pikaverazhet e këtij testi të thjeshtë, që e kanë quajtur Sins, me rezultatet e arritur nga të njëjtat persona në testimet e aprovuar si për shembull Inventari i Personaliteteve Narcizistë. Po kështu, i kanë vënë në provë vullnetarët për t’u testuar atyre karakteristika të tilla si konkurueshmëria, mungesa e dhembshurisë dhe individualizmi, karakteristika këto tipike të narcizistëve.
Narcizistët janë, të paktën pjesërisht, të vetëdijshëm që janë të tillë. Për më tepër, nuk e shohin negativisht narcizizmin e tyre dhe si pasojë nuk kanë vështirësi ta pranojnë. Autorët paralajmërojnë se për të vlerësuar personalitetin janë të nevojshëm studime më të thelluar, por mendojnë se Sins është i dobishëm për të patër disa tregues në kohë të shkurtër.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button