Shkence

Si mund të mbani mend atë që keni harruar?

Screen Shot 2016-06-25 at 09.20.56Çfarë ndodh me kujtimet e humbura? Neuroshkencëtarët në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets mund të kenë zbuluar përgjigjen. Informacioni i kërkuar duket se ekziston ende në tru, por ne thjesht s’mund të kemi më akses në të. Arsyeja:Nëse bllokohet formimi i proteinave të reja në qelizat e trurit, për shembull nga sëmundja e Alzheimerit, atëherë kujtimet s’mund të rrikthehen më. Tashmë studiuesit kanë arritur të rivendosin lidhjen midis neuroneve dhe kujtesës, tek minjtë e laboratorëve. Studimi rrit mundësinë e zhvillimit të trajtimeve në të ardhmen që të rikuperojnë një pjesë të kujtesës së humbur, që është edhe simptoma e hershme e të sëmurëve me Alzheimer./bota.al

Leave a Reply

Back to top button